Mbi varrin e Sali Ramadan Kërçovës

Kultura

Mbi varrin e Sali Ramadan Kërçovës

Nga: Ilmi Veliu Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:14
Sali Ramadan Kërçova

 

I nderuar Sali Ramadan Kërçova.....

 

---Kur ti i pari e theve akullin e injorancës, i more motrat tua dhe i regjistrove në shkollë, ne simpatizuesit tu të krahasuam me patriotin e madh shqiptar Pashko Vasën, i cili u skjaroi shqiptarëve të ngratë se pa shqiptari të shkolluar e të bashkuar nuk ka dobi as kisha e as xhamia......................

---Ditën kur ti, si mësuesi i parë i kësajë ane, i hipe biçikletës, shkove në shkollë dhe me regjistrin në dorë dole përpara nxënësve shqiptarë, prindërit e të cilëve kishin mësuar vetëm turçe e sërpçe, ne të krahasuam me Migjenin, Qajupin, Baftiar Rrushajn e Xhaxhi Balin..................................

---Kur ty policia jugosllave, me duar të lidhura, të nxorri para gjygjit në Shkup dhe kur ti e more fjalën, duke i shashtërisur gjykatësit e prokurorët, po edhe neve që ishim aty të pranishëm për ta përcjellur gjykimin tend, ne të krahasuam me Avni Rrustemin, kur gjykohej në Paris për vrasjen e Toptanit.....

---Ditën që ti dole në mes të Kërçovës, i veshur me tirçë e xhamadan dhe kësulën e bardhë kërçovare përrreth ballit, kur pushtetarët të frikësuar e të trishtuar, iknin dhe mbylleshin në bodrumet e shtëpive të tyre, ne të burgosurit politik të krahasuam me Mefailat e Zajzit e Xhemë Gostivarin, me Hazem Galicën e Sherif Zhelinën...

--- Në momentin kur ti e nxorre flamurin shqiptarë të Skënderbeut në foltoren e Parlamentit në Shkup dhe i trishtove deputetët sllavomaqedonas po edhe ata shqiptarë, duke u folur në gjuhën e lashtë shqipe.... ne me plot të drejtë të krahasuam me Isë Boletinin në Londër, i cili i hidhëruar nga sjellja arrogante e ministrit anglez, ia përplasi alltinë mbi tavolinë, e që ministri i shashtrisur nisi të ikte nga zyrëa e tij........................

---Kur kryetari i parlamentit tha se e nderpres seansën dhe se te gjithë deputetët te dalin jashta,ti me guximin më të madh i the se;...të dilni jashta dhe bile të shkoni në Bullgari se atje eshtë vendi e toka juaj.......

---Në kohën kur ti u bëne deputeti i Kërçovës në Parlament, ku e fole vetëm të vërtetën dhe asnjëherë nuk na gënjeve, lene që nuk plaçkite e nuk fitove para të popullit, por e hargjove edhe pasurinë tënde që ta kishte lënë gjyshi e stërgjyshi, ne të krahasuam me Imer Prizrenin i cili si kryetar i Lidhjes së Prizrenit, për interesat e kombit e hargjoi te gjithë pasurinë e tij të trashiguar nga gjyshi e stërgjyshi,.......

---I nderuar Sali Ramadan Kërçova, ti vetë me veprimtarinë tende patriotike dhe angazhimet tua mbinjerëzore, ke hyrë, jo vetëm në Historinë e Kërçovës e të Iliridës por edhe në Historinë e të gjitha trojeve shqiptare....... dhe ne sot, këtu mbi varrin tend, sado që te flasim, nuk do të mundemi ti përmendim e përfëshimë te gjitha veprimtaritë dhe angazhimet tua patriotike gjatë jetës tënde të dhimshëme e të mundimshme nëpër burgjet jugosllave.........................................................

---Se ti ke qenë zemërbardhë dhe i veçantë në mesin tonë, e vërtetoi edhe vetë i Madhi Zot, i cili e bëni të mundur që ti të ndërrosh jetë dhe të varrosesh në muajin janar, që eshtë muaj i veçantë për shqiptarët, sepse në këtë muaj nderroi jetë dhe u varros i madhi Skënderbe dhe në vitin jubilear kur plotesohen 550 vjet të nderrimit jetë të Kastriotit, ....................

---Neve na mbetet vetëm ajo që ti lutemi te Madhit Zot, që Ai ti llogarisë punët dhe veprat tua dhe të të shpërblei për të gjithë veprimtarinë tënde patriotike e atdhetare............

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat