të keqen nëna Vjosë moj bi‘
po si u mashtrove nga kjo parti
nga kjo parti me plaka e pleq
që refuzojnë flinë për një përeq
po si mendove se ata të duan
kur në krye të listës të kandiduan
me hile e ndërskamsa është krijuar kjo botë
dhe nuk e ndryshon ti dot as me votë...
të keqen halla Albin Kurti
nuk mashtrohet Isa me tasa jogurti
po si harrove o bir i hallës
kur e bëre rezil para krejt mëhalles
për do dosje për do akuza
që kur i flisje të terej buza...
të keqen tezja Isa Mustafa
të është ntrashur mendja të është ntrashur qafa
tërë jetën mbete nëpër pushtete
duke notuar si peshku në lumenj e dete
po si nuk u kujtove njëherë pash tezën tënde
se mund të thyesh edhe qafën pas asaj ëndrre...