Corona virusi vetëm në kujtesë le t’qëndrojë

Kultura

Corona virusi vetëm në kujtesë le t’qëndrojë

Nga: Luan. A. Dibrani Më: 17 prill 2020 Në ora: 18:23
Luan. A. Dibrani

Qe një muaj n’rrugë s dal nuk jam

Në karantinë, veten s’gjej dërmonë

Mbyll e shtrydh ne arrest shtëpie

Pa shok miq e as vëllazërinë!

Jemi mbet ngujuar pos me gruan

Lajme frike ,panik dhe shumë gjëme

Nga Corona virusit ,vdekje infektime

Pa shpresë aleuron smirë e ligësi!

Ne mëhallë lagje e qytetari

Mbretëron zhurmë vdekje e varre pafundësi

Corona Viruse ka bere jehone shpiem shpi!

Kushtrim ka lëshuar ta duam njeri tjetrin

Të parën vene dashurinë e respekt pa djallëzi

Kjo është edhe një sprovë o njerëzi!

Nga e madhja perëndi

Bëhuni njerëz të mirë

Gjithë planetin në përgjithësi!

Kësi virusesh gjithë ka pasë

Edhe gjyshërit me kanë tregua

Nga shume mortaja ,por s’janë shua

Kështu me shkoj e gjithë dita!

Erdhi errësira e natës me përkujtime

Pamjet e Corona-virusit 19

Iku gjumi, as qe po na vetë

Jemi bërë sikur si të çmendur!

Nuk po e dimë as vet

Ditët e netët sikur i ka tretë
S’dimë kur bëhet ditë, as natë

Reflektimi i hënës na ndriçonte fytyrën!

Mua dhe ty e dashur pakëz na sjell drite

Bashkë unë e ti ëndrrat i përjetojmë

Ne t’majte e ne t’djathte rrokullisem

Nuk e dimë për nesër ku godet e kenë e vret!

Ty t’shoh zgjuar me sy t’mbyllur

Edhe e nesërmja duhet të vazhdoj

Ashtu agojë dita dhe në kujtesë ta zemër të kam

Punën sot si e ke nis e si e mbaron!

T’lutem zot mos përsërit ma natën e kaluar

Me sytë e mbyllur e pa gjumë?

Zullumet hileqare na i s’bmrapson

Kohët e pa kohë dhe te këqijat na i largon

Unë të lus zotin i madh qe te na ndihmon!

Te gjithë boten nga ky ankth e liron

Corona –virusin nga koka na e largon

Ti zemër ike herët ne punë sot

Me sy hapur me m’ke lënë!

Ashtu ago i hershem me ka zëne

Pa ty zemër dita hiq s’po shkon

Çdo dite dreken bashkë e kemi ngrëne

Pa ty shtëpia po me duket bosh!

Ik Virus mos te pafsha kurrë s’dua i vetëm të rroj

Zëmrën time dua vetëm dielli t’a rrezoj

Dhe Corona- virusi vetëm n’kujtesë le t’qëndrojë!

Poezi kushtuar Corova Virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat