Izolimi shtëpiak

Kultura

Izolimi shtëpiak

Nga: Sevdail Hyseni Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Kurrë shtëpitë tona s'gjetën qetësi,

As në kohë lufte dhe as në liri..!

 

Dikur na përzunë me dhunë e dajak,

Bile na dënonin me burg shtëpiak !

 

E tani kur erdhëm në këto ditët tona,

Në Vetë-izolim na mbylli "Korona" !

 

Por, nejse kujdesi e ka një kuptim,

Mund t'na qeras me një dëmshpërblim !

 

Ka të drejtë njeriu t'luftoj për shëndet,

Po a nuk luftuam edhe ne për shtet ?!

 

E tani kur shtete kemi me bollëk,

S'na lënë të vdesim për kore bukë !

 

Kjo dorë Qeverie, që është në detyrë,

E kërkon n'popull ndihmën me dëshirë !

 

Lekët me vullnet, besimin me votë,

Lavdin me meritë, disponimin n'gotë !

 

Jeta me probleme e ka dhe një shpresë,

Ama këtij Virusi, nuk i zihet besë !

 

E pyeta Burdushin për këtë pandemi?

- Më tha për frikë nuk ka "hajmali" !

 

S'ka dyshim Koronës i gjendet "ilaçi"...

Luginës së Preshevës s'i hiqet haraçi !

 

Në kohë pandemie, nëpër trojet tona,

Vdesim nga "egjeli", apo nga "korona"?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat