Dëlirësi buzëqeshjesh

Kultura

Dëlirësi buzëqeshjesh

Nga: Zymer Mehani Më: 18 prill 2020 Në ora: 10:23
Zymer Mehani

Vij tek ti, ARBA
me kthejtësinë e agimit në fshat
dhe të sjell
buqeta karanfilash të kuq
porsi gjak

ARBA, vij tek ti
me etjen e zemrës për dashuri
e pushoj, kënaqem
në përqafimin tënd përplot dëlirësi

Ti ma shëron, ARBA
Zemrën time të vrarë
me fjalët si ilaç
të buta dhe të ëmbla mjaltë
Në të zemrës sime dhembje
këpus çastet më të vështira
dhe e thur kurorën më të bukur
ARBA, në ëndrrat e mia

Të ëndrroj përherë Ty, ARBA
derisa drobitem
Dhe i tëri venitem
shkretëtirave të kujtesës 
Të kërkoj e të ndjek gjithkah
dhe të gjej TY, ARBA
në helmin e dëshpërimit
me dhimbje në shpirt
Dhe duke përkëdhelur
Çastet e hidhërimit

Pastaj pa pushim
më kot Ty, ARBA ta ëndërroj
fytyrën e buzëqeshur
sepse m‟i kujton çastet
e ditëve të shkuara
me përqafimet tua të ngrohta
dhe të dëshirave të mia
që pata në këtë botë

Më kot, ARBA i kërkoj
Yjet e qiellit të përmbysur
copat e hënës të gremisura
e përpiqem
të rishoh ëndërrat e mia
për Ty e Bukura ime, ARBË
dhe ushqej shpresën plot vlerë
për të nesërmen……

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat