Politikanët hipokrit po e shfrytëzojnë gjendjen me Covid-19

Kultura

Politikanët hipokrit po e shfrytëzojnë gjendjen me Covid-19

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 18 prill 2020 Në ora: 18:42
Petrit Dibrani

Bashkombës shqiptarë!

A kemi nevojë, për mendimin e ekspertëve të shëndetsisë, për mjekë mantelbardhë me betim të Hipokratit, apo mos ndoshta në këtë gjendje të rënduar shëndetsore me pandemi, kemi nevojë për pseudo plotikan, pseudo analistë, të veshur me mantel të hipokritit?!

A thua, pseudo politikanët, bashkë me pseudo analistët, po i shërojnë bashkombësit tanë, të prekur me Covid 19!

Bashkombës shqiptarë, nëse nuk mundemi ta duam njëri tjetrin, së paku tani në gjendje të rënduar shëndetsore, ta respektojmë dhe ta ndihmojmë, nëse smundemi materialishtë, tani është koha të paktën moralishtë!

Fat i keq, nuk është risi, se ndër shqiptarë ka plotikanë me shpirtē të zi!

Politikanë hipokrit të mirosur, dolën nga humnera si mori karkalecash, gati për t'u hedhur në veprim.

Një, nga shumë thēniet e Faik Konicës.

Sot kanë dalë ca zuzarë

Që u lindën shqipëtarë

E punojnë natë e ditë

Që të mbetemi pa dritë

Është turp prej kësi krimbash

Të mundohet një komb trimash!

Po besoj, se duhet t'iu përmbahemi masave mbrojtëse, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ( IKShPK )

Të bashkuar dhe unik, do i'a dalim me këtë Covid-19.

Politikanët hipokrit, po shfrytzojnë gjendjen me Covid-19. Të mos merremi me individë, të mos fyejmë njëri tjetrin, për shkakë të politikanëve hipokrit, të veprojmē bashkë, ta kalojmë edhe këtë gjendje shëndetsore me Covid-19.

Politikanët hipokrit, të i ndëshkojmë me votē, është në dorën e qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre.Jo për hatër të Liderit, ta votojmë të pa nderin!

Vota është më e fuqishme 

se plumbi! Me plumb mund ta

vrasësh armikun tëndë,

kurse me votë mund të 

vrasësh të ardhmen e

fëmijëve të tu....!

Abraham Lincoln 

Kujdes dhe jo panik!

Shëndet dhe unitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat