‘Hoqa nga gishti unazën, që im shoq e kishte blerë te Cartier, kisha nevojë për para për varrin e Mbretit’

Kultura

‘Hoqa nga gishti unazën, që im shoq e kishte blerë te Cartier, kisha nevojë për para për varrin e Mbretit’

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:39
Geraldina e shqiptarëve

“Kur u ktheva në Paris përjetova një prej përvojave më të dhimbshme të jetës sime.
Vendosa të lija peng unazën e fejesës me diamantin blu prej katërmbëdhjetë karatësh. Kisha nevojë për para për varrin e Mbretit. Në llogarinë bankare kishin mbetur vetëm treqind franga dhe doja të ngrija një monument mbi varrin e Mbretit, për të cilin të gjithë shqiptarët të ndiheshin krenarë.
Hoqa nga gishti unazën, që im shoq e kishte blerë te Cartier dhe u përpoqa të lija pas të gjitha kujtimet, teksa qëndroja ulur në zyrat e Mont de Pieté. Nuk ishte momenti për të derdhur lot. Me një shprehje dashamirësie në fytyrë, gruaja më këshilloi ta shisja unazën menjëherë dhe kështu bëra, madje, me një çmim të mirë.
Im bir pati mundësinë ta mbante nën vëzhgim për disa vite, pasi shpresonte se një ditë do ishte në gjendje të ma riblinte. Për cilindo që sot e mban në dorë, ajo është thjesht një unazë tepër e hijshme diamanti, por për mua përfaqëson kujtimet e një jete të tërë.”

Marre nga libri “Geraldina e shqiptarëve” i autores angleze Gwen Robyns.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat