Nëse...

Kultura

Nëse...

Nga: Zymer Mehani Më: 22 prill 2020 Në ora: 07:09
Zymer Mehani

Nëse e shihni një hamall
në rrugët e qytetit tim
Nderojeni, o njerëz,
se është vëllai ynë

Dhe një pastrues po ta takoni
në të qytetit rrugica
Edhe atë ta përshëndetni,
se dhe atë vëlla e kemi

Nëse e takoni një fëmijë
rrugicave të qytetit tim a në shesh
Ju lutem i buzëqeshni
dhe butësisht i flisni

Dhe një plak të kërrusur e të shurdhër
apo të verbër po ta takoni
Respektojeni, o njerëz
dhe mundësisht ndihmojeni

E nëse rastësisht do ta takoni
ndonjë pushtetar apo deputet
O njerëz, s'po ju them asgjë,
veproni si dini vet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat