“Dua një ditë me dritë”

Kultura

“Dua një ditë me dritë”

Nga: Dorjan Tahirllari Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:21
Dorjan Tahirllari

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,
një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.
Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.
Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.
Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.
Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,
ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.
Një ditë ku kujtova gjithçka...
Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi...
Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia...
Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua...
Një ditë ku lutja është tek Zoti...
Dua t'i lutem atij për ëndërrat e mia.
Dua t'i lutem për mua...
Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat