Shqiponja

Kultura

Shqiponja

Nga: Zymer Mehani Më: 25 prill 2020 Në ora: 10:12
Zymer Mehani

E braktise qiellin
Dhe male e shkrepa
Erdhe n'gjakun tonë

Në një fushë të kuqe
Dy krerë i zgjerove
Aty rri gjithmonë

Shqiptarët ndër breza
Me gjak ta ujitën
Shqipe atë fushë t' kuqe

Lart në qiell valo
Në tonin atdhe
Je e shenjtë për ne

Shqipe në Flamur
E fortë- shkëmb e gur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat