Requiem: Lamtumirë miku im Xhemal Kaziu

Kultura

Requiem: Lamtumirë miku im Xhemal Kaziu

Më: 27 prill 2020 Në ora: 00:35
Xhemal Kaziu

Lajmin e kan bërë me dije fëmijët e të ndjerit, mes hidhërimit dhe zemrës së thyer, Kujtimi e Fatmiri, të cilët ndër të tjera shkruan se vdiq në moshën 82 vjeç, babai i tyre,  i dhashur, me shumë humor, bujar, i mençur, fjalë pak, i urtë, i vendosur, dhe më një shpirt të madh.

 Për të gjithë ata që e njohën – ose kishin dëgjuar për Xhemalin , dinë vetëm të thonë se ai ishte një burrë shëmbullorë për gruan dhe familjen, , dhe një prind gjithmonë i gjendshëm, baba i dashur, dhe pa kursyer për famijen, të afërmit, miqt e shokët e tij, vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik, i ndershëm dhe mjaft i çmuar.  

Për mua dhe për familjen time, xhaxhain tim Musa Sina, që e deshën aq shumë njeri tjetrin, ishte një burrë, mik, e çfarë miku, që ne na ka pritur e respektuar,dashur dhe nderuar në atë kohë, që rrallë e bënin - burrat.

Andaj do të doja të jetonte edhe më shumë, për gruan e tij fisnike, Dritën,  për 4 fëmijët Kujtimin, Fatmirin, Fanin dhe Mirandën,  për nipat e mbesat që i donte aq shumë, për atë ndershmërinë, për atë përkushtimin, atë humorin, që gjithmon ishte i qeshur, njeri me entuziazmin dhe shpirtin e madh që kishte, bujarinë e tij .

Por pse Zoti, ja mori bashkëshortes, Dritës, Xhemalin, Pse Zoti ua mori babain  katër fëmijëve  Kujtimit,Fatmirit, Fanit dhe Mirandës,  ?…

  Zoti merr njerëzit më të dashur, këtë  vetëm Zoti e di dhe janë punët e Zotit …ne vetëm duhet t’I lutemi dhe të bësojmë në Zot !

Me ikjen e Xhemalit, Drita mbas 59 vjetësh humbi bashkëshortin e saj, katër fëmijët Kujtimii ,Fatmiri,Fani dhe Miranda, babain e tyre, të afërmit, vëllanë, ndërsa ne mikun e shokun - dashamirin tonë të përjetëshëm …..

Familja Kaziu e gjetën ngushëllimin me crast nisen edhe falenderimet për ngushëllimet e mara nga të afërmeve të tyre, qindra miqve, shokëve, në telefonata , apo mesazhe në rrjete sociale që kanë qenë me qindra…

 Lamtumirë miku im Xhemal Kaziu!  Zoti qoftë me të gjithe ne, paçim ditë më të mira!
 
Bekime për të gjithë! Zoti i ndihmoftë të gjithë !

Xhemal Selim Kaziu - (1938 - 2020)

Xhemali lindi më 26/6/1938 në Tiranë nga dy prindër Dibran i ati Selimi dhe e ëma Hajrie Kaziu Skuka.

 Xhemali ishte femija i dytë nga të katër fëmijët, Dava ishte e para, Xhemali, Zijai,Surjai.

 Aji kalojë një fëmijëri sa të gëzuar aq dhe të vështirë, ashtu si i ka jeta edhe peripecitë e veta.

Fëmijët e Selimit dhe Hajrijes, thuhet se kishin një dashuri shumë të madhe për prindët.

 Në kohën kur monizmi hypi në fuqi - familjet më fisnike, patriote e atdhetare ishin nga më të parat që u burgosën, u internuan dhe jua konfiskuan krejt pronat dhe gjithcka kishin.

 Në vitin 1961 Xhemali i ri ,  23 vjecar martohet me vajzën e parisë së Dibrës, Miftar Kaloshit, Dritën. Ku Zoti u fali 4 fëmijë Kujtimin, Fatmirin, Fanin dhe Mirandën,

 Punoi deri në ardhjen e demokracisë në fabrikën e tullave numër 3, kurse e shoqja Drita punonte në fermën bujqësore “Gjrgji Dimitrov”. 

Në vitin 1997 në kohën e trazirave vjen në Amerik,ku jetoi bashkë me fëmijët e tij.

 I pëlqente shumë jeta në Amerik, por mendjen dhe zemër e kishte në Shqipëri.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat