Dardani

Kultura

Dardani

Nga: Atdhe Geci Më: 13 maj 2020 Në ora: 18:56
Atdhe Geci

Ku vete o zog i shqiponjës

pyet i sipërthëni populli yt

shqiponja në flamur po qan

si ndodhi të mbes pa fitore

fatin, kafsha zezë e hëngërt

i këndoj grurit tim të zgjuar

dhe gjakut të të rënëve tanë

fol, i sipërthënë populli ynë,

Kosovën po na e coptojnë

në pazar janë Trepça e Ibri

Lugina e Gjilanit dhe Kishat

I sipërthënë popull dardan

ku e ke forcën e ndryshimit

armiku ty po të shfronëson

t´i po ecën pa veten tënde.

ikja nga ty na ka zvogëluar

një tiran ty të hodhi npazar

në rrezik janë liria e fitorja

toka ime ku unë jam lindur

u mplaka duke të dëshiruar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat