Si vlerësohen, ndjehen gjërat dhe veprimet?

Kultura

Si vlerësohen, ndjehen gjërat dhe veprimet?

Nga: Haki Latifi Më: 13 maj 2020 Në ora: 20:19
Haki Latifi

Obligim i yni moral, human, njerëzor e kombëtar është, të kemi kujdese me vlerësimet e ndjeshmëritë tona, të mos na përzihen me vlerësimet e ndjeshmëritë e gjallesave të ndryshme dhe me vlerësimet e ndjeshmëritë e tradhtareve, të pandershmëve, të pa fytyrave, rrenacakeve, përtaceve dhe të paditurve.

Sepse, gjërat dhe veprimet nganjëherë vlerësohen dhe ndjehen sipas kategorisë së gjallesave dhe kategorisë së njerëzve. Për gjasim (shembull) kemi: Për gomarët kashta është më e vlefshme se sa ari, kashtës ia ndjejnë shijen kurse arit jo. Kurse, për urithet më e vlefshme është errësira se sa drita, në errësirë ndjehen më komod kurse drita ua verbon sytë. Njëjtë është edhe për derrat, balta vlen më shumë se sa uji i pastër, sepse ndjehen ma komod ne ujë të ndotur. Ashtu edhe për iriqët, më të vlefshme janë therrat se sa bari i butë, në bari të butë nuk ndjehen të qetë sikur në thera.

Gjithashtu, njejtë ndjehen edhe vlerësimet për kategoritë e njerëzve. Për gjasim (shembull); kemi për atdhetarët; më e vlefshme është vdekja për liri, se sa jeta në robëri , atdhetarët nuk ndjehen komod në robëri. Kurse, për tradhtarët më e vlefshme është jeta në robëri e tradhtia, se sa vdekja për liri, ata ndjehen komod në robëri e të trishtuar të vdesin për liri. Për të pandershmit më e vlefshme është amorali, paftyrësia, se sa morali, besa dhe fytyra, të pandershmit ndjehen komod me amoralin, pabesinë dhe pafytyrësine e tyre. Për rrenacaket më e vlefshme është rrena, dallaverat e mashtrimet se sa e vërteta dhe sinqeriteti, ata ndjehen më komod me rrenat, dallaverat dhe mashtrimet e veta. Për përtacet (dembelet) më e vlefshme është përtacia se sa puna, sepse ndjehen më komod me pertacinë e tyre. Për të padijshmit më e vlefshme është padituria, injoranca, cinizmi, dinakëria, urrejtja e xhelozia, se sa dituria, mirëkuptimi, bashkpunimi, nderimi dhe dashuria në raport me t’jerët, ata ndjehen komod me veset e veta.

Andaj, duhet të kemi kujdes në vlerësimet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat