Kur ishim bashkë

Kultura

Kur ishim bashkë

Nga: Zymer Mehani Më: 14 maj 2020 Në ora: 07:41
Zymer Mehani

Dhe dielli pas kreshtash
Fshehur si kusar
Kur isha me ty
Donte për t'na parë

Hëna Pesëmbëdhjetë
Në netët verore
Shpeshherë na kish parë
T'kapur dorëpërdore

Ylberi shumëngjyrësh
Na kishte zili
N'përqafim kur ishim
S'bashku unë e ti

Vezullimë e Yjeve
E pyjeve shush'rimë
Të dyve na thanë:
-Paçi dashurinë!

Të dëlirat gurra
E fusha e gjerë
Mua e ty na thanë:
-Qofshi bashkë përherë!

Dhe lulet shumëngjyrëshe
Pëllumbat krahëbardhë
T'qiellit dallëndyshe
Bashkë na kishin parë!

Të lumit shelgjishte
Kodra, brigje, ferra,
Ta dish, do t'na th'rrasin
Kur të vijë pranvera!

Kaltërsi e qiellit
Dhe deti na th'rret:
-Jetofshi së bashku
Pesëmijë e pesëqind vjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat