Gruaja, një mundësi më shumë për lirinë e atdheut!

Kultura

Gruaja, një mundësi më shumë për lirinë e atdheut!

Nga: Zyrafete Kryeziu, Manaj Më: 15 maj 2020 Në ora: 22:17
Zyrafete Kryeziu, Manaj

Pa dashur të futem në analizën  e heroizmave të grave shqiptare, në periudhat e më hershme të historisë sonë, mendoj se është e rëndësisë së veçantë dhe shumë e domosdoshme të shpalos dhe të  driçoj forcën shpirtrore, veprat e paepura dhe shumë sakrifikuese të tri grave- nënave tona, të cilat me shpirtin e tyre luftarak u munduan dhe bënë shumë për Kosovën e robëruar e të sakatuar nga barbarie serbomadhe.

Tri personazhet e referatit tim janë emra të cilët, nëse historianët tanë do t'i futen një analize më të thukët, do të dalin emra që do t’i rezistojnë shekujve, madje dhe faqet e historise më të re do jenë më krenare, më objektive dhe shumë  më domethënëse për vet brezat që do vijnë.

Shikuar në planin veprues të tyre- heroizmat që ato kryen, do lënë gjurmë edhe në botën e shteteve të përtejme e jo vetëm këtyre shqiptare. Këto përsonazhe do të vijnë në histori si gra të pashkolluara, gra shtëpiake, që në rininë e tyre të hershme, as ato vetë nuk do ta besonin, se me t' u bërë nëna, lufta kundër pushtuesit do të jetë si një obligim para popullit e atdheut. Këto janë sinonim i grave heroina të të gjitha periudhave historike, udhërrëfyese të dashurisë për liri, në rrethet ku jetonin dhe më gjerë. Veç kësaj, ato lindën dhe rritën fëmijë, i edukuan dhe i brumosën me dashurinë për tokën gjuhën dhe kombin. Ato në djep u këndonin ninula për besën, bujarinë dhe mënyrën se si duhet dashur vatani e mbrojtur atdheu. - 

Kush janë ato?-  do pyesni ju. Kush mund të jetë tjetër veç asaj gruas shamibardhë, e imtë nga trupi, por luaneshë me zemrën e saj të madhe dhe me mendjen fanar lirie. Burrat trima lindin e rriten vetëm nga nënat trimëresha, e njëra nga këto nëna trimresha është ajo që rriti Jusuf e Bardhosh Gërvallën- është  Nënëmadhja NËNA AJSHE. Nënë Ajshja është nëna që i fali bijt lirisë dhe, nëna e miliona fjalëve shëruese dhe zbutëse e dhimbjeve të nënave tjera, që patën fatin e ngjajshëm me të- humbjen e fëmijëve nga hienat e kohës. Ajo nuk la familje pa vizituar, në rastet kur vriteshin djemt  në armatën famëkeqe ose vriteshin nëpër burgjet e Jugosllavisë së vdekur tashmë. Pata fatin e mirë ta njoh  nënën Ajshe për së afërmi.

Fatin e mirë që e njoha si karakter dhe lokemadhe që ishte, por nuk ishin kushtet dhe rrethanat e mira se ku u takuam dhe u njohëm. Ishin takime mortesh, me familjart që ua vranin më të dashurit e tyre, kjo u bë "mehlem" për varrë, siç shprehet populli yn në dhimbje të mëdha, ngushlluese deri në pafundësi për familjarët që u digjeshin përbrenda zemrat e tyre nga vrasjet hileqare, vetëm e vetëm që bijt e tyre ushtarë flitnin shqip dhe ishin nga toka e shqiponjave!!!

Ajo diti t'u jap forcë nga forca e saj shpirtnore, ajo diti t’ua mbjell urretjen për armikun, familjarve që gënjheshin me gënjeshtrat më të përdalura të agresorëve dhe vrasëve barbar sllav. Veç dhimbjes për bijt e saj, ajo u bë nënë e shqiptarisë, nëna e gjithë të rënëve dhe të gjallëve në Kosovë e më gjër. Kjo pra ishte Nëna Ajshe.

Një figurë  tjetër, hiç më pak sakrifikuese, e cila u lind dhe u rrit në fshtrat e thella të Gollakut, në gjirin kufitar Kosovë- Serbi, e e cila më pastaj do ta ketë fatin të nusërojë në një familje denbabaden patriotike dhe luftëtare për mbrojtjen e truallit të vet, e cila familje ndër breza përcjell amanetin, se lufta për atdhe është një domosdoshmëri që nuk guxon të shmanget pa frymuar lirshëm edhe cepi i fundit i Atdheut e kjo është reja e Idriz Malës-luftëtarit dhe prijësit të çetave shqiptare, të cilët në luftën e "Kitkës" zbrapsën ushtrinë serbosllave dhe mbyllin historinë e asaj lufte me flamurin fitimtar.

Ishte kjo çika e cila do të nusrojë dhe do të lindi fëmijë me njeriun, vazhdues të përpjekjeve për liri, të djalit të vetëm të xha Idrizit, pra nusja e Halil Malës- bashkëpuntorit dhe rekrutuesit të orëve të para të Rexhep Malës, heroit tonë kombëtar, birit të Kosovës. Që nga ditët e para të veprimtarisë së Rexhepit, Halili do bëhet krah i fort i veprimtarisë së tij. Me rënjen e këtij burri në altarin e lirisë, puna e Halil Malës nuk ndalet për asnjë moment dhe për 16 vite rresht ai punoi e veproi në ilegalitet, duke dërguar matrial propagandistik të kohës, madje edhe armë për të furnizuar celulat e ndryshme ilegale në Kosovë.

Nëna Hazbije Mala, bashkshortja dhe shoqja e idealit të Halilit, nuk kishte se si të jetë ndryshe, veqse një heroinë e gjallë e kohës. Kjo nënë lindi dhe rriti shtatë fëmijë, katër prej të cilëve të dënuar me shumë vite burg nga regjimi serbofil, për të vetmin "faj", pse donin liri për atdheun e tyre. Djali i saj i madh, Salih Mala u dënua 8 vjet, vajzat: Shyhrete Mala 6 vjet, Qefsere Mala 5 vjet dhe  djali i vogël- Taip Mala me dy vjet.Tri vajzat tjera ishin të moshës së re dhe të mitur. Nëse e analizojmë mirë e mirë punën e kësaj nëne, unë mendoj dhe besoj që kjo nënë duhet të shpallët heroinë e gjallë për Kosovën e lire dhe duhet të dekorohet nga shteti i Kosovës për kontributin e dhënë. Këtë grua, gjatë vizitave të përmuajshme që u bënte fëmijëve të saj nëpër burgjet e Jugosllavisë e përcillte dhe lufta psikike nga gardianët e niveleve shtazarake të burgjeve, nëpër republikat e ndryshme jugosllave. Nëna Hazbije, nëna me zemër të madhe, siç e thirrnim ne që e njohëm dhe hangrëm bukë nga duart e saj, ishte argat për lirinë e Kosovës, në çdo kohë e hapësirë. Ajo kujdesej edhe për bashkëvuajtësit e e fëmijëve të saj, sepse shpirti i saj i dhimbte njësojë kur shihte rininë e Kosovës prapa grilave. Tërë ditën merrej me punët dhe obligimet jo të pakta të familjes: natën deri në orët e vona thurte triko e çorapë  për të burgosurit, shoqet  e shokët e fëmijëve të saj.

Çka e bënë këtë nënë të dallohet nga nënat tjera është, se kjo grua përveç kujdesit me tërë qenjen për të burgosurit,  ishte krahu i djathtë i burrit të saj, në luftë për ruajtjen dhe strehimin e materialit propagandistik, madje edhe armët që sillte Halili nga perëndimi. Në orët e vona priste shokët e ilegales, siç ishte Nuhi Berisha me shokë për të tërhequr matrialet e për t’i bartur në masën e gjer të popullit. Ajo nuk u thye shpirtërisht as moralisht edhe atëherë kur udbashi Selim Brosha me shokë, torturoi mizorisht djalin e saj Salihun, i cili duke dashur të ruajë sekretin e punës së shokve të tij, kërcen nga dritarja e katit të dytë për t’u vetvrarë dhe për të mos dhënë emrat e shokëve të ilegales.

Ajo ballafaqohet me dhimbjen e shpirtit kur merr rrobat e të birit të ulura me gjakun e trupit nga plagosja dhe përbuzja që i bënë kur shkoi ta vizitojë djalin e saj, por ajo nuk thyhet edhe atëhere. "Nëna ka djem plot", u thot gardienve. Ata i rritim për Kosovën. Ajo nuk u thye shpirtërisht as moralisht edhe atëherë kur Qefserja- vajza e saj, pas mbarimit të burgut në Pozharevc të Serbisë, ishte e obliguar që për çdo ditë të shkonte në hetuesi të Gjilanit dhe për çdo ditë ofendohej dhe torturohej deri në alivanosje nga hienat shqipfolëse- argatë të dreqit e të birit dhe e cila më pastaj detyrohet të bëjë jetë ilegale dhe nga ilegaliteti të martohet pa prezencën e nënës e të familjarëve të saj.

Kjo ishte nëna Hazbije, një grua aq e thjeshtë, por me plot dashuri, energji dhe elan për luftë kundër pushtuesit e me dashuri prej nëne për luftëtarët, yje të lirisë. Personazhi im i tretë, është gjithashtu një grua, një luftëtare e hershme e luftës për liri, një ilegale qysh në fëmijëri. Kjo është Shukrije Bunjaku, e lindur në një fshat të thellë të Gollakut, pikërisht në fshatin Kosovicë të Dardanës ( Kamenicës), në një familje si të gjitha familjet tjera të viteve 1930- me vuajtje dhe skamje. Qysh si fëmijë, zemra e saj e njomë  dhe mendja gjithashtu, shifte dritën vetëm në shkollim dhe në dije.

Në atë kohë në odën e babait të saj organizoheshin kurset kundër analfabetizmit e që vlenin vetëm për djemt, ndërsa ajo fshehurazi hynte në odën ku zhvillohej mësimi dhe mësonte shkronjat e alfabetit dhe aftësohet për të lexuar e shkruar. Ishte ithtare e njerëzve të dijes, nuk linte matrial që i binte në dorë ( edhe pse në aso kohe ishte shumë i pakët nëpër fshatra), pa e lexuar, madje edhe ndonjë copë gazete me të cilën mbështillej kripa apo sheqeri që blenin nëpër dyqane. Kur kjo rritet dhe arrinë moshën e pjekurisë, njoftohet me Kadri Osmanin, njeriun që ishte duke ndjekur mësimet në shkollë, ashtu siç e dëshironte ajo.

Fejohet dhe martohet me të dhe si grua e si nënë e tre fëmijëve,  ajo arriti të kryejë shkollën fillore dhe një vit gjimnaz. Mbetet pa e kryer gjimnazin sepse i burgoset bashkëshorti për herë të dytë. Sakrificat e kësaj nëne fillojnë në vitin 1968 ,kur bashkëshorti i saj Kadri Osmani fillon aktivitetin e organizuar politikë. Në vitin 1969 Kadriu zbulohet si aktivist i ilegales për liri dhe burgoset në Prishtinë, ku ishin shpërngulur në vitin 1963. Në një vend të ri, pa farefisin afër, pa bashkëshortin e saj në shtëpi, me bastisje dhe provokime të pa fundme, nana Shukrie kalitet çdo herë e më shumë për t'i bërë ballë stuhive tjera që do ti vijnë më pas në jetë. Kadri Osmani i pa knaqur me robërinë, çdo here kishte ushtare gruan e tij.

Njeriu që u dënua me 25 vite burg, prej të cilave mbajti 17 vjet e gjysmë, nuk do të mund të ishte i fortë pa patur prapa vetes një grua siç ishte nënë Shukrija. Veç burrit të burgosur, vizitave nëpër qytete të ndryshme të Jugosllavisë, të cilat vizita ishin shumë sakrifikuese dhe me rreziqe për një grua shqiptare, më von ajo ballafaqohet me përjetimin e burgosjes së bijës së vetme, Hidajetes.

Për 9 muaj (gusht 1981-prill 1982), nënë Shukrijes iu dasht të udhëtonte 4 herë në muaj për në burgun e Mitrovicës së Kosovës, ngase Kadriut dhe Hidajetes nuk u lejoheshin vizitat në të njëjtën ditë, pavarësisht se këta ishin babë e bijë. Shtëpia e kësaj nëne, edhe pse ishte një shtëpi modeste në dukje, brenda saj hynin e dilnin pa rreshtur, studentë e studente, shokë dhe shoqe të Kadriut e të Hidajetes, njerëz që ishin militant të lirisë. Kjo ishte një shtytëse, një motivuese, një heroinë e vërtetë, në ndihmën dhe mbështetjen që ia jepte lirisë së Kosovës.

Sa herë burgosej Kadriu, kjo veç dhimbjes për burrin, hiqte të zit e ullirit nga falanga tradhtare dhe shpifse e që bëheshin shkas për bastisje dhe maltretime psikike. Si nënë e si grua Shukrija ishte  e pathyeshme nëpër sakrifica sepse ishte prej atyre grave të mëdha, që nuk diti t'i dalë loti as t'i humb buzëqeshja. Buzëqeshja dhe zemra e saj e madhe  ishin si fenix i lirisë, për të cilën gjë na  fliste çdo herë deri në orët e vona të natës, sa herë që e vizitonim. Këto janë gratë tona- pesonazhet e referatit tim, tani edhe pse rrinë të heshtura tash më, edhe pse mosha i ka ngarkuar me ikjen e viteve, (e para nga këto, nëna Ajshe prehet në paqe), ne pasardhësit e tyre, historianët dhe historia, duhet të hap faqe të reja për to dhe shumë të tjera si këto, se duhet të dalë në dritë puna e tyre,sakrifica mundi dhe vuajtjet për lirinë e Kosovës. Këto janë amazona shqiptare që se kursyen vetën asnjëherë në dobi të lirisë. Lavdi punës dhe veprës së tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat