Aktori nga Prishtina Shkëlqim Bunjaku, ka dy fjalë indinjate për shembjen e Teatrit në Tiranë

Kultura

Aktori nga Prishtina Shkëlqim Bunjaku, ka dy fjalë indinjate për shembjen e Teatrit në Tiranë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:01
Shkëlqim Bunjaku

"Teatri Kombëtar tinëzisht në orët e hershme të mëngjesit u shemb nga Banditët dhe horrat e pushtetit. Diktaturë se jo mahi. Faqja e zezë!!!".

Kështu shkruan aktori i njohur nga Kosova Shkëlqim Bunjaku, ku shpreh si shumë artistë të tjerë indinjatën e thellë ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Reagime kundër shembjes së këtij instuticioni me vlera të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare ka pasur edhe nga artistë të tjerë nga Kosova.

Ndryshe aktori Shkëlqim Bunjaku ka pasur shume ekperienca dhe ftesa për të luajtur në këtë tempull të shenjtë të artit në Tiranë, ku sot në orët e hershme të mëngjesit u shemb nga Bashkia e Kryeqytetit duke shkaktuar protesta të shumta si dhe dhunë ndaj shoqërisë civile dhe artistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat