Të kam... - Bota Sot
Të kam...

Kultura

Të kam...

Nga: Zymer Mehani Më: 23 maj 2020 Në ora: 08:02
Zymer Mehani

Arborë, të kam heshtje
Fjalë të kam, Arborë
Të kam dhe buzëqeshje
Zemërbardhë dëborë

Arborë- e fortë gur
Hënë në natë të kam
Të kam dhe Flamur
Me Ty unë mbret jam

Arborë, të kam lumë
Me valë të shkumbëzuar
Të kam rreze-drite
Zemër t’dashuruar

Arborë, të kam lule
Me fletë ngjyra-shumë
Të kam dhe Princeshë
Arborë, lum si unë!

Arborë, t"kam vetëtimë
Që qiellin e ndrin'
Arbora- qe dora!
Ta fal dashurinë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat