Daj Ceni

Kultura

Daj Ceni

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 maj 2020 Në ora: 09:50
Fatmir Lohja

Te specialistët e zyrës së financave, heshtja që e merzitshme. Edhe Gimit, edhe Shpëtimit nuk u punohej. Shkaku i merzisë qe i arsyeshëm. Një natë me përpara, u dha lajmi ,se një deputet  i pozitës, propozonte  uljen e pagave , dhe pensioneve,  në masën dhjetë për qind, për të përballuar shteti shpenzimet për pandeminë.Gimi nuk u mbajt më .

  • A e  dëgjove  gjëmen që shpalli depyteti? -i drejtohet Shpëtimit.
  • E dëgjova.  Mos bëftë hajër sa të jetë mbi dhe!

 Nga paga e vogël, Gimi  me veshtirësi e mbyllte muajin, meqë ka tre fëmijë të padalë në punë.  Nuk la gjë pa e sharë kriminelin,  që ka propozuar  poshtërsinë. Shpëtimi nuk e ndëpreu,  deri sa kolegu i zbrazi  çfarë i mbante gjoksi. I kuptonte mirë shqetësimet e tija, se edhe vetë e ka kaluar atë periudhë.

  • Pse nuk flet? Kam apo nuk kam të drejtë!- iu turr me ton Shpëtimit.
  • Pse keni të drejtë nuk po u ndërpres,- u mundua ta qetësonte.

Kjo përgjigje u vuri shkrepsën persëri Gimit. E nisi me premtimin e kësaj qeverie, përpara se të hipte në pushtet ,për dyfishimin  e pagave. Për shtatë vite ka ngrejtur pagat në masën dhjetë për qind. Në shtatë vite,inflacioni i deklaruar nga vetë qeveri,ka qenë 2.5 për qind në vit. Për këte kohë, sipas llogarive të tija arithmetike, minimalja pagat duhet të ngriheshin me pesëmbëdhjetë për qind,për të ruajtur standartin e  jetesës së qeverisë, që e  rrezuan me bujë të madhe ,për korrupsion.Uljen e pensioneve e konsideronte çmenduri të autorit.Pensioni është një marëdhënje juridike  e mbyllur midis shtetit dhe pensionistit.Shteti e ka detyrim ligjor të ngrejë pensionet në masën e inflacionit vjetor, për t’i ruajtur standartin e mirëqënjes.Për ulje  të pensionit nuk ka asnjë ligjë,ku të mbështet palo deputeti.

  • Nuk e kuptoj se si dudumet bëhen deputet?- iu përvesh Shpëtimit.
  • Si shefi ynë, në zyren tjetër, rrinë ditë, e natë te selia  e partisë,- ia kthen duke qeshur Shpëtimi.
  • Pse qesh ,nuk të kuptoj?
  • Të kam treguar se këto ditë të tmerrshme në karantin,i jam drejtuar bibliotekës së shtëpisë, për të ruajtur mend e kokës. Mu kujtua një anektodë e vjetër, nga gurra popullore. Nëse ke deshirë ta tregoj?
  • Dakort jam, por mos e stërhollo shumë,siç e ke zakon!

“ Dikur e një kohë, një fukara nuk po e duronte më jetën. Përpara se t’i vinte kapakun, paratë e fundit i dha një fallxhori, për t’i parashikuar të ardhmen. Mjeshtri hodhi në tavolinë fasulet. Për pak kohë bëri sikur i pa me vëmendje pozicionin e tyre.

  • Çfarë sheh për të ardhmen time,- nuk iu durua më fukarait.
  • Për tre vite , fasulët me thonë me saktësi ,se nuk do të keshë ndryshime në pasuri.
  • Po pas tre viteve?
  • Mësohesh . Nuk të bën më përshtypje pasuria.”
  • E ku do të dalësh me këtë?- e pyet i habitur Gimi.
  • Ne jemi në gabim. Nuk kemi pse të shkojmë te  fallxhori! Kemi shtatë vite, që shohim ëndërra me sy hapur, se po na shtohen pagat.,- nuk e mbajti më gazin Shpëtimi.

Zemërimin Gimi e shkarkoi te sindikatat, shoqëria civile, që nuk reagon për standartet e jetës së shqiptarëve. Gjithfarë lloje sharjesh të freskëta, i dëgjuan veshët  Shpëtimit , që dolën me nervozizëm  nga goja e Gimit.

  • Si nuk u ngopën më para këta kodoshë?- iu drejtua  Shëtimit, për t’u mbushur me frymë.
  • Babzitja për pasuri, është sëmundje e  vjetër epidemike e njerëzimit, - I kthehet Shpëtimi me ritëm të ngadaltë.- Thonë,një ditë, punëtori shkoi të agai , për t’i kërkuar  shtesë page, se nuk po i dilte për të rritur kalamajtë. Kërkesën e hallexhisë, agai  e priti me këtë përgjigje:” Unë pres të ha nga ti, ti pritke të më rjepësh mua.Po nuk të pëlqeu, lërë punën, se e gjej në vend një puntorë tjetër, më të lirë se ti ! Ndonëse anektoda është shumë e vjetër, fatkeqësisht o koleg, në këtë derexhe jam edhe unë, edhe ti,- e mbylli Shpëtimi rrefimin.

Gimi,pasi e dëgjoi anektodën , meqë u mbush me frymë,i lëshoi bateritë e sharjes për eprorët. I cilësoi të paaftë,servilë, propotente,….

  • Populli ynë ,humordashës ,e parashikon edhe më keq fundin e fukarasë,- e ndërpreu  Shpëtimi me zë ulët.
  • Ku ka më keq se këto qe citove më përpara?- i përvishet Gimi.
  • Ka.Ka.

Shpëtimi nisi të tregoje anektodën e tretë:” Një ditë beu, hipur mbi kalë, kaloi  nga shtëpija e më fukarasë në fshat:” -  Cen, kaposhi qënka bërë goxha.Kur do të na ftosh ta hamë?- Këtë punë nuk mund të kryej,- i përgjigjet daj  Ceni.- E pse?- Kam dy arsye të forta. - Cilat janë?- E para, ende nuk me ka ftuar ndonjëherë zotërija jote, ndonëse ke pasuri pafund. E dyta, më e veshtira,kam frikë të ftoj  në kasollen time.- Do të vi për qejfë, pra si mik i mirë. – Për ty, jam i bindur, se vjen me qejfë, por kalit nuk ia  di mëndjen.- Çfarë punë ke më kalin,atë e ushqej unë?- Ti do ta lidhesh te trau i kasollës sime. Një mizë kali ta shqetësojë, ai nxehet,dhe më shkul traun e kasollën,dhe unë mbes jo vetëm pa kaposh,por edhe pa kasolle.”

  • Nuk e di nëse të pëlqu i dashuri Gim?-  e pyet papritmas Shpëtimi.
  • Qënke në formë sot,- i përgjigjet Gimi buzagaz, për herë të parë atë ditë të merzitshme.

Nuk kaloi shumë kohë , si rrufeja ,me një letër  bakalli në dorë,u fut shefi i zyrës.

  • Nënshkruani këtu shpejt, se nuk kam kohë!- u drejtohet vartësve.
  • Përse duhet të nënshkruajmë? - e pyet Gimi me vendosmëri.
  • Se ju e mbështetni propozimin e deputetit të nderuar, për uljen e pagave,- u mburravec shefi.
  • Nga unë nuk do të marrësh asnjëherë mbështetje për këtë poshtërsi ! - ia kthen Gimi me vendosmëri.
  • Pse?-  iu hakërrua shefi.
  • Nga servilzmi nuk dua të mbes edhe pa kaposh, edhe pa kasolle.
  • Çfarë thotë ky?- i drejtohet  me ton shefi  Shpëtimit.
  • Edhe unë nuk  nënshkruaj atë letër servilësh.  Që të kthjellohesh, drejtohu humorit tradicional ,që të njohesh se kush është daj Ceni!.

Shefi doli i nervozuar nga zyra. Pas ikjes së tij, kolegët e ndjenin vetën të çliruar në gjoks. Ndjeheshin krenarë ,se nuk u treguan servilë të peshtirshëm. Për herë të parë bënë revoltë individuale, duke u mbështetur te trimëria,zgjuarsija e daj Cenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat