Përmbledhja me poezi për fëmijë “Kur fle Mali” e Hasan Hasanit, me 124 faqe tekst libror, është një nga krijimet më autentike për fëmijë e këtij shkrimtari. Në tërë librin, kryesisht, poezitë flasin për gjyshin (poetin Hasan Hasani) dhe Malin (nipin e tij), e ku defilojnë edhe figurat e motrave të Malit (mbesave të poetit) si dhe ndonjë tjetër.Kur lexohen në kontuitet të gjitha poezitë e këtij libri, shihet se ato paraqesin një jetëshkrim të Malit, që nga lindaj e deri në poezinë e fundit. Si e tillë, lënda poetike ka konturat e një poeme e cila fill e mbarim poezitë e këtij libri shprehin një kontikuitet tematik dhe të nivelit artistik, sidomos të të dy personazheve kryesore: Nipit dhe gjyshit.
Poezia e parë “Erdhi Mali”, shpreh gëzimin familjar me rastin e ardhjes në jetë të Malit, i cili edhe trashëgoi emrin e babës së gjyshit Hasan, pra , ky ishte Mali i ri:
“Erdhi Mali mal me borë
Lulet stolisën çatinë,
Në Ptrishtinë e Shqiponjë
Gëzimi dridhi shtëpinë.”, (f. 7).
Mali i riu erdhi në jetyë pas njëzet e tri vjetësh që kishte ikur nga jeta Mali plak, ia ishte gjyshi i Blerimit, përkatësisht gjyshi i babës së së Malit të ri, ishte baba i poetit Hasani. Ja si e thotë në vargje poeti këtë ndërrim brezash:
“U bënë njëzet e tre vjet
Që kur iku një Mal plak,
Sot pas njëzet e tre vjetësh
Një Mal i ri mes nesh piku – tak!”, (f.8)
Se kishin pritur shumë vjet t’i lindte një djalë Brerimit dhe me ardhjen në jetë të Malit u gëzuan shumë, poeti e shpreh në poezinë “Zbrite si diell”: “Të pritëm shumë vjet/ Ti zbrite si diell,” dhe:
“U plak gjyshi, u plak
O Mal, pipth nga Blerimi,
Nga sytë dhe zemra
Tash iku trishtimi.”, (f. 9). Për ardhjen në jetë të Malit ishin gëzuar edhe motrat e tij, Lisa dhe Olta. Kur Lisa kremtoi ditëlindjen e gjashtë, Mali ishte në ditën e gjashtë.Shih, poezia “Torta e Lisës”, f. 13. Përveç gjyshit e gjyshes, mëmës dhe babait, dy motrave , hallave e tezeve e të tjerëve, që u gëzuan për Malin, ky gëzim jehon edhe më larg, ndjehet edhe ne trungun familjar të gjyshit, te Përkolajt, sepse iu kishte shtuar edhe një brez:
“Përkolajt i çove më larg
Edhe për një t’artë brez,
N’zemrën e gjyshit Can
S’do resh kurrmë shtrez!”, (f. 15).
Tashmë për Malin edhe nipa e mbesa nga vende të ndryshme e thërrasin gjyshin Can në telefon për ta pyetur për Malin: “Desha të të pyes/ Mali a është rritë?/ Dua t’lozim bashkë/ Hëna është mërzitë.” Ndërsa dikush nga nipat e mbesat kishte dërguar letër: “Një ditë Blini nga Shala
Kish dërguar një letër:
- Rritu o Mal, rritu
Kur t’vi’ herën tjetër.”, (f. 21).
Të gjithë e donin rritën e Malit
Malit ia do rritën gjyshi. Ai dëshiron që bashkë me Malin të shkojnë në vendlinden e tij, në Shqiponjë:
“Rritu Mal, rritu shpejt
Dhe ca vjet unë do t’pres,
Do shkojmë bashkë në Shqiponjë
Muzg për mua, për ty mëngjes!”, (f. 28).
Mali, bashkë me gjyshin dalin ngapak edhe të shëtisin:
“Një ditë në Breg Dielli
Me nipin tim Mal,
U nisëm për t’shëtitur
Në Gërmi gjë s’na ndal.”, (poezia “Sheti me nipin”, f. 33).
Gjyshi bashkëbisedon në “Facebook” me Malin kahdo që shkon, në Tiranë, në Shqiponjën e Përkolajve, etj.: “ Flas me ty o Mal/ Si burri me burrë,/ N’çdo hap të pleqërisë/ Nuk më ndahesh kurrë.”, (f. 38), apo: “N’Shqiponjën e Përkolajve/ Bëjmë një mozaik,” ... “N’Shipëri e Prishtinë/ Gjurmët tona mbesin,” etj. E, Lisa një ditë e pyet gjyshin (poetin) se kur do ta dërgojë në shkollë Malin. Poeti përgjigjet: “Po pres që të rritet/ Lisë ky bukurosh/ Mësueses në shkollë/ T’i shkojmë për vizitë.”, (f. 45). Ai, Malin e krahason me një yll mbi gjithë yjet:
“Mbi mal lindi një yll
Gjithësisë dritë i fal,
Yll mbi gjithë yjet
Që ka emrin Mal.”, (poezia “Yll”, f. 46). Por, kur fle Mali, as zogu i malit që Olta e solli brenda të ngrohej, në një ditë janari, nuk ia prish gjumin dhe përgjigjet: “Po moj Oltë, moj motër Uri n’shpirt po m’grish, Shikova Malin që flinte Nuk desha gjumin t’ia prish.”, (“Zogu dhe Mali”, f. 48).Kudo që është poeti, ai, përmes Feisbukut shoqërohet me Malin. Edhe kur pi kafe në “Elidë”, edhe kurështë në Tiranë e Bajram Curr, kudo: “Kthehem në Prishtinë/ Prapë m’del përpara Mali, Hije e babait tim/ Dhuratë Zoti ma fali!”, (f. 51).
Poezia “Katragjyshi Mal” nxjerr nga goja e Malit te ri gjenetikën e të dy Mala-ve:
“Unë dhe katragjyshi
Kurrë nuk u takuam,
Mal Ai e Mal Unë
Në dy shekuj jetuam.”, (f. 52). Por, gjyshi Can (poeti Hasan) është i lumtur me nipat dhe mbesat:
“Pesë nipa, pesë mbesa
Zoti dhuratë m’i fali,
Jetën ma bënë të bukur
Më i vogli ndër ta Mali.”, (f. 53). Mali, si më i vogli nga nipat dhe mbesat e poetit, si emër që përtërin emrin e babës së Hasanit, plotëson një ndjenjë të shumëpritur:
“Gjashtëdhjetë e gjashtë vjet prita
T’ulemi të dy ballë për ballë,
Gotat t’i ngrisim si petrita
Unë me raki, ti me qumësht, o Mal.”, (Poezia “Gjashtëdhjetë e gjashtë”, f. 56). Poeti i flet Malit të vogël dhe i tregon për Shqiponjën, katundin ku janë lindur gjyshi dhe babi i tij: “Babi dhe gjyshi t’kanë lindur/ N’katundin me disa shtëpi/ Që Kosovës ia fali/ Tetëmbëdhjetë dëshmorë të ri.”, (f. 61), apo edhe: “Dhe katragjyshi yt quhej Mal/ Me zjarr hyri n’histori,”, (po aty). Ndërkaq, Mali i ri u lind dhe do të rritet në Prishtinë:
“Po ti Mal në Prishtinë
Do të rritesh krenar,
Për Shqiponjën heroike
Dhe gjyshin vjershëtar.”, (f. 62). Krahas vargjeve që me përkushtim ia dedikon nipit Mal, poeti nuk harron edhe mbesat. Për mbesen Oltë, vargëzon: “E ka gjyshi një princeshë”, e cila:
“Yllit rreze i rri mbi vetull
Sa Mollëkuqja ia ka zili,
Sytë e saj rrush në pjergull
Për Lisën e Malin fjalë – inxhi.” , (Poezia “Olta hënë e artë”, f. 63). Po ashtu, nuk lë pa i rrëfyer nipit Mal edhe për Shqiponjën, vendlindjen e gjyshit:
“Mal, o Mal Blerimi
Kam vendosur të të rrëfej,
Për Dushkajën plot dushk
Për Shqiponjën diku në skaj.”, (Poezia “Shqiponja e gjyshit”, f. 65.). Kur mbesa Lisë, motra e Malit, i mbush shtatë vjet moshe, ia festojnë ditëlindjen:
“ Tok me Oltën edhe Malin
Shndrit në fron si meteorë,
Në mes tortës shtatë qirinj
N’kokë t’stolis një kurorë.”, (Poezia “Lisë o Lisë, hënë në zemër”, f. 71).
Kur fle Mali, fle krejt shtëpia
Ndërsa, kur fle Mali, gjyshi kërkon kujdestë shtuar:
“Kur fle Mali n’tjetër dhomë
N’shtëpi kërkoj qetësi shumë,
Lisa e Olta shohin Kësulëluqen
zërin të ulur në minimum.”, dhe gjatë asaj kohe gjyshi: “Pranë djepit rri i heshtur/ Sikur roje e atdheut...”(Poezia “Mali fle, gjyshi roje”, f. 75). Mali rritej dhe bënte ngapak sherr. Në Faccebook lëshonin fotografi të tij me lodra të ndryshme, “aventura” me të cilat gjyshi habitej por edhe kënaqej: “Shih-shih Malin, shih/ Veshur si astronaut,/ Mbi një raketë kozmike/ Planetit i mgjitej me ngut.” (f. 81). Kur Mali kishte bërë sherr, gjyshi ishte hidhëruar:
”Unë t’u kam hidhëruar
Se ke thyer rregulloren,
Oltës ia ke ngrehur flokët
Lisës ia ke shkyer fletoren!”. Për këtë gjyshi e këshillon Malin, ku më në fund:
“Mali dëgjoi kokulur
Nuk e tha asnjë fjalë.
– Babë, kam gabuar babë!
T’lutem, a do me m’falë! (Poezia “Babë, kam gabuar”, f. 89).Tre breza bashkë në sofër
Në një ndërrim motesh, kur ishin bashkuar të gjithë rreth sofrës, gjyshi, poeti Hasan, më së tepërmi entuziazmohet kur aty ka tre breza, por ka aty edhe Malin dhe me të ngrit dollinë:
“Tre breza rreth sofrës t’ulur
Bredhit t’stolisur ia falim bukurinë,
Nëpër pore shpirti seç hyn mjalti
Kur me Malin ngris dollinë.”, (Poezia: “Me malin ngris dollinë”, f. 90). Në vargje të poetit Mali na del edhe në lojëra, luan nëpër borë, bën sherre, i nguc motrat, Lisën dhe Oltën, të cilat ankohen tek gjyshi.
Mali rritët dhe arrin moshën shkollore. Në shkollë e çon gjyshi, përdore dhe ia bartte çantën deri në shkollë dhe anasjelltas: “Gjyshi çantën /Mban mbi supe,/ Nipin përdore/ Kurrë s’e lëshon,/ Ecin së bashku/ Bisedojnë,/ Bukurinë rrugës të dy ia shtojnë.”, (f. 99).
“N’oborr t’shkollës
Kënga jehon,
Në duar t’mësueses
Nipin dorëzon;
Pas katër orësh
Oborri zjen,
Mësuesja gjyshit
Nipin ia kthen.”, (f. 100).
Vargje të hareshme për gëzimet familjare, datëlindjet...
Nga brum i njëjtë frymëzimesh janë ndërtuar edhe poezitë që kanë për motive gëzimet, ditëlindjet, lodrat etj., si: “Xhaxhi But e gjyshi Can/ Fondet i bashkuan/ Në ditëlindjen e dytë/ Malin e gëzuan.” , (poezia “Formula 1”, f. 106), pastaj poezia “Në ditëlindjen e Malit”, (f. 112): “Qirinj, lodra, ëmbëlsira/ Tavolina mbushur plot,/ Përgëzimet rrjedhin ëmbël:/ “Urime... Për shumë mot!””. E, poezia e fundit e këtij libri “Mal, ti rritu, un do ik”, është e përshkuar me intonime përshëndetëse dhe me shumë porosi të cilat gjyshi (poeti), ia lë nipit, Malit: “Tash ti do mbetësh pinjoll/ I Përkolajve në Prishtinë,/Përmes librave të gjyshit/ Ta rishikosh historinë.”, (f. 114), si dhe:
“Do ndahem Mal, do ndahem
Ti n’horizont po agon,
T’i puth gjyshi të dy sytë
Sepse diellim im po perëndon!, (f. 115).