Edhe sa kohë...

Kultura

Edhe sa kohë...

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 29 maj 2020 Në ora: 09:47
Jusuf Zenunaj

Mjegulla e shekujve edhe sot na ndjek,

me tymin midis nesh, po e zgjasim vetë!

Kush i përgjumur nga tradhtia,

kush nga feja,

kush nga partia !?

Serivilët e ditur e të paditur

nuk i lëshon lakmia.

Sikur me ngjyrat e përziera,

kur pikturon piktori në letër,

koha po ua zhveshë maskat të maskuarëve,

si këpurdhat e kalbura dalin me fytyrë tjetër.

Edhe sa kohë duhet të kalojnë,

dielli që ëndrruam të na rrezatojë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat