Gojën plot atdhe e keni

Kultura

Gojën plot atdhe e keni

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 30 maj 2020 Në ora: 13:26
Jusuf Zenunaj

Që nga e hëna deri të dielen mbrtetëron një errësirë
si në fshat ashtu në qytet, vërshëllën një egërsirë!
Pra, të pangopur mbushni xhepat orë e ças,
derisa barku si daullja t'ju pëlcasë!
Hani, pini, rrëmbeni çka mundeni e dini,
duar e këmbë si mbledhësbari, keni horra!
Sot me kulla e me villa, dje në kasolla!
Në gjunj populli i përkulur nga varfëria,
nëna fshehtas fshin lot, kur bukë i kërkon fëmija.
Si me dro pyesin pleqtë, vallë, kështu qenka liria?!
Nga më i vogli te më i madhi
thërrasin: ".. rroftë djersa e ballit"!
Është kafshatë e rrëmbyesit- matrapazit?!
Me kamata nëpër banka brenda e jashtë,
emra të rrejshëm pesë a gjashtë.
Hani, pini, çka të mundeni rrëmbeni,
gojën plot atdhe e keni!

 

FITOI TURI

Fitoi turpi në lëndinë

si kur minjët në "podinë",

bashkë me macën bëjnë dollinë,

si miq " të vjetër" në valle rrinë ?!

Gëzojnë fushat , lumi e shpati

përsëri fitues është daci,

kur mrrol vetullat, sytë i nxihen

minjtë përreth gjallë nuk nihen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat