53 vjet nga botimi i kryeveprës së Markezit, “Njëqind vjet vetmi”

Kultura

53 vjet nga botimi i kryeveprës së Markezit, “Njëqind vjet vetmi”

Më: 31 maj 2020 Në ora: 12:41
Gabriel Garsia Markez

Gabriel Garsia Markez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë, i përkthyer në dhjetra gjuhë, i studiuar dhe vlerësuar nga mendimi kritik botëror, në vitin 1982 ka fituar çmimin ‘Nobel’.

Tek vepra e Markez janë shkrirë ne mënyrë të përsosur bota mitologjike, besnytnitë në realitetin e Amerikës Latine, duke e bërë atë përfaqësuesin më të madh të realizmit magjik.

Vetmia dhe pasioni njerëzor janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet vepra e tij. Lindi në Kolumbi buzë Karaibeve, ku janë 3 rraca, 3 kultura dhe zakone: indiane, europiane dhe afrikane. Markezi ka vënë në dukje si ishte bota mitologjike dhe plot fantazi e indianeve vendas që u shkri me fantazinë afrikane dhe me besnytnitë e spanjollëve të cilët besonin në farat e mbinatyrshme, ajo dhe cka e bëri Markezin përfaqësues të madh të realizmit magjik si Asturiasi, Rulfo, etj. Markesi thotë: “Besoja në magjinë e jetës reale”, pra në gërshetimin e reales me mitin.

Në romanin “100 Vjet Vetmi” autori trajton temën e madhe të vetmisë. Ai na sjell historinë e tre brezave të familjes Buendia, njërës prej themelueseve të fshatit Makando. Në roman bashkëjeton realja me fantastiken, gëzimi me tragjiken dhe e gjithë vepra përshkohet nga malli dhe shpresa e vazhdueshme. “Në secilin personazh të këtij romani ka pjesëza nga vetja ime” ka thënë Markes.

Historia e librit më të famshëm të Gabriel García Márquez-it fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Aracataca, fshati i tij i lindjes. Ndoshta pikërisht në ato ditë Macondo filloi të marrë jetë në mendjen e shkrimtarit. Hija e gjyshit, figura më e rëndësishme e jetës së Marquez-it, e ndihmoi të mbyllej me fantazmat e shtëpisë ku kishte jetuar në fëmijëri, për të krijuar botën e tij magjike.

Në qendër të romanit trajtohet tema e vetmisë. Eshtë vetmia ajo që si lë heronjtë e Markezit të tregojnë ndjenjat e tyre të miqësisë, të dashurisë së vërtetë dhe të humnazimit. Eshtë vetmia që i percudnon dhe i hedh heronjtë e romanit në krahët e imoralitetit dhe perversitetit. Tjetër temë eshte pasioni. Pasioni për pushtet, pasioni për të vënë në vend nderin e cënuar, pasioni cmendurak për të bërë një jetë prej vetmitari. Këto pasioni linin utopi.

Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut.

Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine.

Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat