Xherahët e Gjykatës Kushtetuese

Kultura

Xherahët e Gjykatës Kushtetuese

Nga: Nonda Bulka Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Pas ankesës së Kurtit në Kushetuese se Hirësia e Tij Kusar Pinoku me Dekret mëtonte të vidhte të drejtën popullore për qeverisjen e Gubernës, tufa e vuajtur prej nëntë gjyqtarësh të Gjykatës i shkuan Hirësisë në zyrë, u mëgjunjën para tij dhe e luten t’iu tregonte ç’ishin ata vërtet, ç’duhej të bënin dhe më kryesorja ç’ishte institucioni ku ata punonin. Atëherë Kusar Pinoku u mek së qeshuri

-Sa mendjevarfr keni qëlluar, nëna ime! Kaq pakogjë nuk e dini!

Pastaj u bë serioz dhe iu çuçuriti në vesh duke iu treguar se çfarë ishin dhe si mund ta hanin në paqe bukën e robit. Por këtë të mos e thoshin hapur deri në vendimin përfundimtar, i porositi Hirësia. Pra, derisa kjo e ashtuquajtur Gjykatë Kushetuese, me vulë të pakthyeshme, t’i jepte Kusar Pinokun titullin ose Ajatullah suprem ose mbret. Dhe fill pas kësaj ta shpallte prapë Pinokun sundimtarin më të mençur nga ata që kanë sunduar botën që nga Davidi, mbreti më i moçëm i hebrenjve.

-Sa për aktgjykimin e Dekretit mos u lodhni, - u tha, - i kam unë këtu njerëzit që do ta shkruajnë. Ju rrini zbathur dhe bini fyellit deri në ditën që do t’u duhej ta shpallni.

Tufa prej nëntë të të ashtuquajturve gjyqtarë ra në gjumë dhe nuk u zgjyua më deri të enjten e 28 majit. Atëherë nga zyra e Kusar Pinokut ua dërguan aktgjykimin e shkruar. Por këta mezi arritën të mësonin ta lexonin deri në një minutë para njëmbedhjetë të natës.

Aktgjykimi qe një maskaradë e vertetë, që s’kish ditur ta mbulonte me asgjë amatorizmin dhe cinizmin primitiv. Sikur ta kish hartuar dega më halabake e NISMË-s diku në ndonjë katund të Malishevës. Më e keqja ishte se këtë çorbë primitive halabakistësh nuk mund ta rrëzonte kurrkush. Gjykata kish vulën e udhrit të pakthyeshëm,

I pari kundërshtoi Rron Gjinoci. Unë do t’i thërras popullin në protestë, tha. Kjo herezi s’do të kalojë kaq lehtë.

nesërmen sërish Sanço Pança i ra gomarit në shpinë dhe u bë tym e mjegull. Mbërriti në Gubernën tonë të mosvarme dhe menjëhere u takua me Rron Gjinovcin. Këta të dy duhej ta pleqëronin ç’ishte vërtet kjo që ende quhej Gjykatë Kushtetuese dhe ç’ishte tufa prej të nëntëve që ende i thoshin vetes gjytqtarë. Sança e Rroni, që ia kalonin një çikë Binak Alisë në shkoqitjen e Kanunit, më në fund e gjetën se e ashtuquajtura Kushtetuese ishte agjenci xherahësh e Hirësisë Kusar Pinoku, që kish mision t’i bënte synet të gjithë kundërshtarët e Pinokut, sa gjysmën e jetes te mos mund t’u pushonte dhimbja dhe gjysmën tjeter te mos mund të shëroheshin nga poshtërimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat