Kosovë-
Trëndafil i erërave
I stuhisë,
I murlanit
E tufanit...
Kosovë-
Lulëkuqe erë-lirie
Vatër nderi,
Bese,
Qëndrese e lavdie
Gjuhën tënde të ëmbël,
E dinë edhe yjet
Dielli,
Lugjet,
Kodrat,
Brigjet edhe pyjet
Të kam dashuri
N't'miat poezi
Shqipe dykrenore,
Flamur kuq e zi
Për ty s'do t'pushojmë
Vargjet i thellojmë
E me maja lapsash
T'vërtetën ta ndriçojmë
N'emrin tënd, Kosovë
U bënë dhe t'liga
U bënë dhe mynxyra
Dhe tradhëti u bënë
U bënë dhe pazare
Mëkate e gjëmë
Të gjitha do të dihen,
O e dashura nënë
E sot, Kosovë,
Më e çmueshmja dashuri
Ta ndërruan dhe flamurin
Me hipokrizi
Me mungesë ndërgjegjje
Deri n'pakufi
Ky flamur kurrfare
Ne shqiptarëve
Na mohon etni,
Na mohon prejardhje.