Fragment nga libri “Kujtimet e mia I (1888-1909)” i Rexhep Mitrovicës

Kultura

Fragment nga libri “Kujtimet e mia I (1888-1909)” i Rexhep Mitrovicës

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Qyteti i Mitrovicës nuk ishte i madh. Kishte pesë deri në gjashtë mijë banorë. Ata përbeheshin nga dy grupe. Në një anë mitrovicasit vendas; kurse në anën tjetër të ardhurit nga viset e ndryshme të Shqipërisë. Vendasit nuk ishin aq spekulues; jo aq të pasur dhe nuk i donin punët e rënda. Ishin ëndërrimtarë, njerëz të rehatisë, shumë religjioz, kënaqeshin me pak, shitnin pemë, qumësht, kajmak dhe jetonin të qetë. Ajo popullatë e butë dhe e përzemërt parapëlqente të binte në gjumë shumë heret dhe të zgjohet shumë heret në mëngjes.

Agu i gjente femrat në këmbë një nga kënaqësit më kureshtare të atyre zonjave. Të pranonin në atë orë të hershme, vizitat e shoqeve. Femra që pret dikë ngrihet pra agimit, e mbush mangallin e vet me prush, i shtron dy ose tri postiqe deleje, qilima të vjeter nën hijen e lisit të parapëlqyer dhe përgaditet për të pranuar shoqet. Ato arrijnë njëra pas tjetrës dhe ulen në vendin e zgjedhur. Zonja e shtëpisë përgatit kafenë përpara tyre duke llafosur. Bashkë më kafen ato pinë cigare të holla të mbështjella me dorë. Pas shumë bisedave ato këndojnë dhe e shoqërojnë këngën me butësi

“Freski e mëngjesit ti je mbret i të gjitha freskive,
Me fjalë të tjera ti je e bukura e më të bukurave”.

Rrezet e para të diellit i bëjnë të shpërndahen. Secila shpejton t’i rreket punës së vetë ditore. Duhet mjellë lopët, dhitë, dhenët duhet përgditur bukën. Duhet mendur për kafën e burrit, sepse ai ngritet tash prej shtrati.
Jeta është gjallëruar me kohë në qytet dhe në rrethina. Gjithëkund dëgjohet jehona e lesave (“perajkave”) në breg të lumit që gjarpëron nëpër kopshte. Aty në brigjet e lumit edhe vajzat lajnë rroba. Bariu paraqitet dhe troket në derë. Aj vjen për ti marrë bagëtinë dhe për ti shpënë në kullosë. Burri me vegla mbi supe, niset ngadalë për në fushë. Atje do të punoj deri në mesditë, pastaj do të kthehet për të pushuar, dhe nuk do të kthehtë më në të njejtën ditë. Puna i pëlqen dhe nuk e keqpërdor. E tillë ishte në mëngjes pamja aq e qetë dhe aq e këndshme e qytetit tone. Njeriu dëshironte të bënte jetë të qetë dhe të lumtur, dëshironte të ëndrronte. Ai luan domino, mban pëllumba, pata, gjela, dele dhe i pëlqen të organizojë luftime.

Një kohë e gjatë argëtimi kalohej kaluar. Çdo të premte në fushën e gjerë të sharrës tuboheshin dashamirët e lojrave të kalorësisë. Kuajt ishin të stolisur shkëlqyeshëm, kurse garë kishte të bente me një vrap befasije ku duhej goditur kundërshtarin me shkop. Ata luanin shpeshhere edhe me pushkë, mirëpo kjo lojë e zhurmshme bëhej vetëm në rastet e dasmava dhe të lindjeve.
Pranë vendasëve aq të butë e të qetë, ishte një tjetër element- të ardhurit. Këta të fundit i jepnin gjallëri qytetit që ishte shumë i gjallë. Ajo popullatë kishte ardhur nga Jakova (Gjakova) dhe nga Bosnja. E mbante tërë tregëtinë e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat