Po të mundja...

Kultura

Po të mundja...

Nga: Zymer Mehani Më: 4 qershor 2020 Në ora: 06:54
Zymer Mehani

Po të mundja
Fare pa mëshirë
Qiellin do ta shqyeja
Nga kraharor i tij
Diellin do ta nxirrja
Dhe me rreze të tij
Do të thurja gjerdanë
Të mbështjellë
Me të ylbertat ngjyra
E popujve të shtypur
T'ua varja në qafë
Që t' vezullonin
Në të errëtat mbrëmje
Si një e madhe aureolë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat