Humb a (fiton) Kosova ?!...

Kultura

Humb a (fiton) Kosova ?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 4 qershor 2020 Në ora: 09:03
Dibran Demaku

Në lojën me pulla
këtë herë fitoi Dulla

Në lojën të holla të trasha
sërish fitoi Hasha

Në lojën ma le ta lash
Rakiqi pa asnjë telash

Në lojën i keqi i miri
sërish fitoi Fatmiri

Në lojën as këtu as ngjeti
fitoi a (humbi) Behxheti

Në lojën ala Burdushi
humbi a (fitoi) Ramushi

Në lojën më rrëzoni më lini
(nesër) mund të fitojë Albini

Loja vazhdon e...tevona
humbë a (fiton) Kosova?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat