“MONA” nga Jusuf Buxhovi, promovohet nesër në Gjakovë

Kultura

“MONA” nga Jusuf Buxhovi, promovohet nesër në Gjakovë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 12:43
Mona

“Mona”, romani më i ri i shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, nesër do të promovohet në Gjakovë, shkruan KultPlus.

Autori ka zgjedhur Gjakovën, jo vetë se në njëfarë mënyre, ambienti i saj (Dushkaja, Reka e Keqe, Suka), janë pjesë e ngjarjeve të imagjinuara të romanit, pra protagonist aktiv, por edhe për atë se nga aspekti historik dhe kulturor, ky qytet, në të kaluarën, ka qenë laborator i karantenimeve të ndryshme, që kanë pasë për qëllim luftën kundër identitetit etnik dhe atij kombëtar deri te përmasat e gjenocideve dhe etnocideve.

Promovimi mbahet nesër, në Bibliotekën e Qytetit, në orën 12:00.

“MONA” mbetet në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”. Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje.

Pra, bëhet fjalë për një konstrukt thuajse absurd për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar. Me këtë rast, një gazetë e njohur amerikane, kritike ndaj partneritetit të faktorit ndërkombëtar në Kosovës me struktura të caktura kriminale, të cilat me anën e tyre etablohen në politike, nis një hulumtim rreth mbylljes (izolimit të paligjshëm të Kolonelit të sëmurë) dhe vdekjes së tij, që dyshohet se ishte vrasje me paramendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat