Ndre Mjeda tregon

Kultura

Ndre Mjeda tregon

Nga: Fatmir Lohja Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:00
Fatmir Lohja

Ndre Mjeda, i tregon një gazetari austriak këtë histori:” Në një fshat te Bregut të Bunës, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, fshatarët nuk shkonim mirë me priftin. E kërkaun fshatçe, në insticuionet më të lartë të kishës, në Shkodër,që ta ndryshonin. Nga hirarkija katolike, te fshatarët ,u kthye kjo përgjigje:” Nuk e ndryshojme priftin,  se atë kemi më të mirën për katundin tuaj.”

Me këtë përgjigje në dorë, fshatarët shkuan në xhami dhe u konvertuan fshatçe  në mysiman,se me hoxhën shkonin bukurmirë. Me të drejtë dikush mund te pyes: “O Fatmir pse e risjell këtë histori?”

Kam shumë  shokë, e miq të djathtë, të cilët aktualisht janë në këtë dilemë. Si shqiptarë autokton, me profesion ekonomist, jam në një mendje   me të djathtit, që prona të shkojë te i Zoti i ligjshëm i saj.

Fatkeqësisht, për tre dekada , kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri, në një kohë që ka shumë parti të deklrauara të djathta. Vazhdojnë gjygjet në pafundësi, për të dhënë  “drejtësi” ,që pronën  mos ta gëzoj  pronari, por politkan katundari.

Të gjithditurit, si në Shqipëri,edhe në Kosovë, po urdhërojnë të bëhet revolucion, për të  ndryshaur klasën politike aktuale. Historia tregon,së per t’u quajtur revolucion, turmës  duhet t’i prijnë komandantët , ndryshe ajo kalon në anarki, dhe vetëm dëme sjell më pas.

Elektorati e ka marrë vesh ,se hoxha  dhe Prifti e kanë me hile . Kur hoxhës i mbushet mendja të pijë alkool, shkon për darkë te prifti. Ai ia shtron tavolinë me vere, deri në gju, natyrisht nga miqësia e madhe. Prifti ia kthen vizitën hoxhës, kur i shkon mendja për të ngrënë  bakllavë, ose hallvë.

Kjo dilema ,në elektoratin shqiptarë, nuk zgjidhet as me urdhëra,e as me dhunë, por me mend në kokë. Duhet qetësi, arsyetim,për të emëruar komandantin, se më pas, si deri tani, vjen vetëm zhgenjimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat