Propagandë partiake parazgjedhore

Kultura

Propagandë partiake parazgjedhore

Nga: Kalosh Çeliku Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:57
Kalosh Çeliku

Gruaja besnike, vdiq nga kanceri

Edhe, Miket e mia si heroina:

Pakrëndësi, ka: Vdiqën nga Qeveria

Apo, nga Nënë Partia?! Madhore.

Dikush, mund të thotë: Nga rakia

Vera. Ose, Dashuria. Dhe, Liria?!

Asnjëra, ende nuk vdiq për bukë goje

E, as nga Dashuria. Poezia. Dhe, Liria.

Kutadi Unë, si Poet lirik? I çmendur?!

Ndoshta, vdiqën nga Policia partiake

Nateditë rrugëve, në luftë për pushtet:

“Armiku i padukshëm”: Koronavirusi.

Fati tyre: Nuk vdiqën nga koronavirusi

Përcjellin, katër krah. Familjarë. Varr.

Pa fjalime patetike. Kamera televizive

Lule. Prandaj, Ende: Sot,  janë gjallë.

Vetëm, se:  Unë, ende nuk vdes dot

E, kam pyetur Veten. Partinë Politike:

Pse, ende nuk vdes si hero partiak

Nga kanceri. E, as nga koronavirusi?!

Përgjigjet vrik, Nënë Partia. Xhadia:

Kutadi?! Nuk të zë sëmundja partiake.

Pandemia. Nuk rroket me Babashehun:

Tyrben e Tij. Ku, pihet rakia e rrushit

Gratë besnike, ku lindin fëmijë: Nesër.

BabaTomorri Çajupit. Mali Perëndive:

Mal, ku, lindë Poezia mistike - erotike.

Dhe, pasmesnate: Ende, bëhet Dashuri:

Pa trokitje te Porta. Pragu, i Shtëpisë .

Thirrë: Sillni, Bukë. Mish. Raki rrushi

Dy shtamba me verë të Mikes Di!

Pamarrë, parasysh; Dënimet Partiake:

Jo, nuk dal nga karantina, pa Shqipëri.

Imzot! Vdeksha, nga Rakia e Rrushit

Hardhia, e Omar Khajamit?! Virus, që:

Nëna Parti, nuk e ka zbuluar në Qeveri

Mal. “Ku zbrazen kupa. Puthen, Çupa”?!

Edhe, pse: Më duan Partitë Politike

Marrëzisht. Turren pas Nuse Lirisë:

Nuk më do, Xhadia:  Zonja Vdekje…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat