A thua jemi fajtorë?

Kultura

A thua jemi fajtorë?

Nga: Zymer Mehani Më: 7 qershor 2020 Në ora: 11:40
Zymer Mehani

A  thua jemi fajtorë
në këtë botë që u lindëm

A thua fajtorë jemi
në këtë tokë që u rritëm

Në këtë truall të lashtë
përplot luftëra e mjerime

Përplot urrejtje,
fyerje dhe mallkime

A thua jemi fajtorë
që s’lindëm dje as nesër

Mos vallë fajtorë jemi
që lindëm një ditë tjetër

A thua jemi fajtorë
që s’kemi shpirt tradhtari

Mos vallë jemi fajtorë
që jemi bij shqiptari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat