Komisia Letrare Shqipe dhe dorëheqja e Gjergj Pekmezit

Kultura

Komisia Letrare Shqipe dhe dorëheqja e Gjergj Pekmezit

Nga: Pjeter Logoreci Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:48
Gjergj Pekmezi

(Dosja Pekmezi në arkiven shtetit në Vjenë)
Me rastin e 104 vjetorit të krijimit të KOMISISË, në Shkodër.

Tuj lexue librin Komisia Letrare Shqipe në Shkodër me autor Tomor Osmanin, në faqen 35 lexova: Kryetar i Komisisë Letrare Shqipe u caktue, nga komanda ushtarake austriake, Dr. Gjergj Pekmezi, i cili e kreu këtë detyrë nga data 24 shtator 1916 deri më 17 shtator 1917. Për largimin e Gjergj Pekmezit nga KLSH-ja ka dy njoftime të kundërta, të dyja të botueme në gazetën „Posta e Shqypniës“. Në nr. 89, të dat. 13 tetor 1917 shkruhej: „Marrim vesh se i ndritshmi z. Dr. Gjergj Pekmezi, të cilin kryekomanda e ushtrisë e ka pasë emnue kryetar në Komisinë Letrare, ka hjekë dorë prej ksaj zyreje. ……..“

Katër ditë ma vonë, më 17 tetor 1917, pas këtij njoftimi gazeta „Posta e Shqypniës“ jep një njoftim tjetër, që e kundërshton të parin, bërë nga vetë Gj. Pekmezi, ku thuhej: „ Dorëheqjen time e dhashë se s´kam qenë aspak i marrun vesh me vendimet e dhanuna përmbi ortografinë e gjuhës shqipe prej Komisisë Letrare, tue ndodhë për pushime në Vjenë…..“

Mospërputhja në mes dy lajmeve për nji periudhë kaq të shkurtë, e sidomos njoftimi i dytë nga vetë Pekmezi, më bani kurioz dhe më motivoj për me kërkue burimin e ktij lajmi dhe arsyen e dorëheqjes.

Në dokumentat arkivorë diplomatik (Diplomatie und Außenpolitik 1848-1918) të asaj periudhe, gjindet nji dosje, që sipër saj mban shkrimin: Affäre Pekmezi. Kisha ndigjue që ma përpara që në mes Pekmezit dhe disa pjestarve të Komisisë Letrare kishte mospërputhje mendimesh përsa i përket çështjeve teknike të gjuhës shqipe. Mëndyra e vëndosjes së tij në krye të Komisisë Letrare me komandim nga pala austriake, nuk ishte e dishrueshme për themeluesit e Komisisë.

Kjo ra në sy dhe të vetë Kryekonsullit Austriak në Shkodër Kral, i cili ishte ndër nxitësit kryesor për krijimin e Komisisë nga Fishta e Gurakuqi. Konsulli Kral në korespondecën e tij, njoftonte Vjenën për kontraditat në mes anëtarëve të kryesisë me Pekmezin dhe i kërkonte Ministrisë rishikimin e emnimit të tij. Kjo solli dhe një farë distancimi konfliktual në mes të dërguemit nga Vjena në krye të Komisisë, Pekmezit, dhe Konsullit të përgjithëshëm Kral. Në një takim në mes bashkëatdhetarësh në Vjenë, Pekmezi ankohet për Konsullin Kral si i njëanshëm dhe i mvarun ekonomikisht nga disa anëtarë të komisionit. Ma poshtë po sjell nji letër e cila mban datën Shkodër 18 tetor 1917, që Konsulli Kral ja drejton Ministrit të Jashtëm Graf Czernin në Vjenë, ku shkruhet për pakënaqsitë që ai ka nga puna e Pekmezit dhe thashëthemet që ai përhapë në mes të shqiptarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat