Na apo ata

Kultura

Na apo ata

Nga: Ymer Adem Llugaliu Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:14
Ymer Adem Llugaliu

Ende nuk e dimë sakët, se kush e tërhoqi gishtin e kamzës së kobshme ?!

Na apo ata?
Ti apo ajo ?

Por e dimë se ajo goditi,mu në ballin e krenarisë sonë .
Krenari meskine kjo, që s’dinjoi me u përkul as mbi hinin e lavdisë sate.
Që u njisue me rrjedhën e Lumit të kombit.
Për me u mat me majat e dallgëve të Oqeanit në pambarim.

Heu, Bekim ! As mbas vdekjes s’ pranove qetsi.
E, na, geni yt, jemi shndrrue në gishta; që ndezin qirij,
hedhin ndonji lule të lagun lotësh vetmitar mbi banesat e fundit herojesh,gjenish...
të papërfillun në gjallje –nën hijen, nën grushtin, nën thundrën e smirës, egoizmit, zilis
të liliputëve me putra Kainesh.

Ti i vetëm u ngrite mburoje e të gjithve nga ujku,ndonëse ishe mu në gojën e tij.
Na të gjithë nuk mujtem, as nuk tentuem me ushqye as me mbrojt Madhështinë e talentit
tand, që në hapin ma të vrullshëm majave e flijove për ne.

Po, Bekim! Ti ma i madhi artist i Skenës reliefperthyeme Iliri, shkrumove gardhiqe parcelash etnish.
Ti , Yll i pashuem ekrani, që  zhbani muret e Trojes mes bokrrinave – livadheve, Lindje – Perëndim.
Po Itaka; e ciflitun pushtimesh, e zhgenjyeme me vetveten.

S’të priti kurqysh.       

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat