Xha Bato

Kultura

Xha Bato

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 qershor 2020 Në ora: 07:51
Fatmir Lohja

Tregojnë , se në një takim elektoral, një fshatari, nuk iu durua pa e pyetur politikanin.

Në demokracinë tuaj a lejohen budallallëqet?

Pse i thonë demokraci?- i kthehet me pyetje politikani.

Lumja unë çfarë dëgjoj, dhe e shkreta unë çfarë shoh ! - i doli nga gjoksi gruas se fshatarit.

Te dy morën rrugën për në arë, se u binden,se u vinte më mbarë. Edhe rinia , kur pa veprimin e pleqve, i kthyen shpinën politikanit. Thonë se politikani u nxeh keq. U kërkoi informacion të hollësishëm militantëve të partisë, për pleqtë që i prishen takimin.

U bënë gërmime biografike nga koha e dreqit të mallkum, deri atë ditë. Dilte se në fis in e tyre , nuk është marrë asnjë individ me politikë. Kanë parë punën e vet. Nga këto arsye, kanë mbetur fshatarë të mesëm historikisht.

Faktet kokëforte i paskan prishur arsyetimin politikanit. Të ishin kundërshtarë politik, do ta kishte shumë më të lehtë. Nga eksperienca e fituar,do t’i shante me libër shtëpije të dy pleqtë e ngratë. Fisi Shkoza është i madh. Më të moshuarin e Shkozajve , Xha Baton, e respektojë shumë vendasit. Fjalët e tija , të zgjuara , kane zënë vend gjithnji në opinionin e fshatit.

Me tre trima në krah, politikani shkoi te shtëpia e xha Batos, për ta bindur . I zoti i shtëpisë, meqë nuk i njihte, i priti në oborr. Ndërkohë, që e shoqja po sillte dhallten e kremit, politikani tregoi për arsyen e vizitës së tij.

Nga të kemi?- e pyet xha Bato, kur politikani pushoi.

Nga këto anë,- u mburravec politikani.

Qe të jeshë nga këto anë, ka vetëm një mundësi,- dhe xha Bato e piu me fund dhalltën.

E cila është ajo?

Nëse satëm, përpara se të lindje ti, ka kaluar nga këto anë,ka mundësi të jeshë djali i jonë.

Jam nga fshat përballë, Drizë,- u mundua ta sqarojë politikani.

Çfarë ke premtuar në katundin tënd?- e pyet xha Bato.

Do t’u çoj asfaltin deri në qedër të fshatit,- u fry politikani.

A e di o birë,se rruga pa kaluar në fshatin tonë, nuk mund të vazhdojë për në Drizë?

E di, se atje jam rritur.

Katundit tonë çfarë i premton?

Rrugën.

Rrugën e ke premtuar në katundin tënd.

Politikani ,me shikim, u kërkoi ndihmë trimave të tij. Ju mbush mendja në çast, se këshilltarë me të paaftë, nuk mund t’i gjente me qiri.

Jeni shumë parti në garë?- iu drejtua plaka politikanit.

Shumë janë, por ne jemi më të mirët.

Sano, i pastë dritë shpirti , kur martoi pesë djemtë ,e ka pa lënë një thënie:” Me nuse shumë në oborr, shtamba mbeti gjithnji pa ujë brënda.”

Pse?- nuk iu durua politikanit.

Se nuset prisnin ta mbushte me ujë më e reja,ose e mjera Sano.

Çfare lidhje ka me politikën, kjo histori mjeranë?

Jeni bërë njëqindenjëzetekatër parti. Për tridhjetë vite,jo që nuk e sollet asfaltin, por as për qendren shendetësore, që e ndertuam vetë,nuk sollet një qyqe infermiere, ta kemi për të na u gjendur pranë,- dhe plaka mori gotat e zbrazura të dhalltave, për të shkuar në punë të saj.

Ra një qetësi e besdishme. Politikani shumë po mendohej, por nuk fliste. Xha Bato e shihte në dritë të syrit. Tre trimat, sa foli tavolina e boshatisur,folën edhe ata.

E di që fshati i juaj është me komunistët,- u fut politikani me nervozizëm.

Fshati juaj ka nisur të shkatërrohet nga koha luftës së fundit botërore,- iu kthye xha Bato me ritëm pleqsh.- Një krah u bashkua me komunistët, ndërsa krahu tjetër me fashistët. Nga ky shkak, për turp, e faqe të zezë, drejtuat pushkët kundra vëllaut. Fashistët u larguan nga këtej.Për dyzet vjet ,në komunizëm , nuk u pajtuat. Edhe te stërnipat e fashistëve e nxirrnit mllefin e luftës .Tre dekata në demokraci ,vazhdoni t’i nxirrni sytë vëllai-vëllaut. Nga kjo mëndësi fshati i juaj është braktisur masivisht.

U premtoj se do t’u fus në punë.

Kemi aq shumë punë, sa po kërkojmë fuqi punëtore nga jashtë fshatit.

Politkani nisi të rreshtojë gënjeshtrat elektorale,në tridhjetë vitet e fundit. Kur e merzit , xha Bato u ngrit në këmbë: “Kur ta çosh asfaltin te shati yt, do ta ther me gëzim dashin, që i prinë kopesë .Je i ftuar me të gjithë ata, që do ta bejnë mirësinë. Tani m’u hiqni, se kam shumë punë për të bërë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat