Librat e Jusuf Buxhovit tashmë edhe në formë elektronike

Kultura

Librat e Jusuf Buxhovit tashmë edhe në formë elektronike

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:25
Jusuf Buxhovi

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, në përputhje me nevojën që krijimtaria e tij letrare të jetë në dispozicion të lexuesit të gjerë, ka hapur faqen e tij jusufbuxhovi.com në të cilën gjenden disa nga veprat e tij si libra elektronik.

Buxhovi është shprehur që kjo faqe vjen si rezultat i kërkesave të shumta të lexuesve që librat të jenë të qasshme edhe në mënyrë elektronike.

Në faqen e tij, Buxhovi tashmë ka renditur disa nga veprat e tij: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e Zonjës Von Braun”, “Kodi i dashurisë”, fituese e çmimit kombëtar “Azem Shkreli” në vitin 2006 si dhe “Dosier B” (Dosja B) në anglisht.

Së shpejti, këtyre veprave do t’u shtohen edhe disa të tjera.

Dizajnimin e faqes e ka bërë Tahir Hoxha, të cilin Buxhovi e falënderon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat