Dumoshi: Burgu i Prishtinës, dëshmi e gjallë e keqtrajtimit të intelektualëve

Kultura

Dumoshi: Burgu i Prishtinës, dëshmi e gjallë e keqtrajtimit të intelektualëve

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Burgu i Prishtinës është një dëshmi e gjallë e keqtrajtimit dhe burgosjes së intelektualëve më të shquar të kohës, të cilët nuk duruan padrejtësitë e sistemit jugosllav”.

Kështu ka vlerësuar ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, e cila bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti morën pjesë në ceremoninë e hapjes për vizitorë të ish-Burgut të Prishtinës.

Përmes një statusi në FCB, Dumoshi ka thënë se pas Luftës së Dytë Botërore, ky burg famëkeq ishte shndërruar në një vend ku futeshin prapa grilave njerëzit e guximshëm, të ditur e atdhetar, të cilët nuk hezituan ta kundërshtojnë represionin dhe padrejtësitë e mëdha që po i bënte aparati shtetëror serb mbi popullatën shqiptare.

Andaj thotë se Burgu muze do të jetë një homazh për të gjithë ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë viteve të shtypjes së vazhdueshme nga regjimi serb.

Ky është postimi i saj i plotë:

Për idealet e çlirimit, populli shqiptar nuk kurseu as jetën. Vendi i rezistencës në emër të lirisë dhe demokracisë!

Burgu i Prishtinës është një dëshmi e gjallë e keqtrajtimit dhe burgosjes së intelektualëve më të shquar të kohës, të cilët nuk duruan padrejtësitë e sistemit jugosllav.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ky burg famëkeq ishte shndërruar në një vend ku futeshin prapa grilave njerëzit e guximshëm, të ditur e atdhetar, të cilët nuk hezituan ta kundërshtojnë represionin dhe padrejtësitë e mëdha që po i bënte aparati shtetëror serb mbi popullatën shqiptare.

Sot, përmes dëshmive të të burgosurve, ne po paraqesim ngjarjet faktike, të një pjese të historisë shumë të rëndësishme, të përvuajtjes dhe persekutimit të padrejtë të shqiptarëve. Sot, kujtojmë ndër vite veprimtarët e mëdhenj si; Adem Demaçi, Fazli Grajçevci, Osman Dumoshi, Hyrije Hana, Ukshin Hoti, Rexhep Mala,Besnik Restelica.

Sot në mesin tonë janë edhe Hydajet Hyseni, Ali Lajçi, Selatin Novosella, Meriman Braha e shumë të burgosur tjerë.

Shumë shpejtë, ky burg i dikurshëm, që ishte vendi i përjetimit të tmerrit nga shumë shqiptarë, do të shndërrohet në muze, si referencë e së kaluarës, mjaft të dhimbshme.

Gjeneratat e reja, përmes vizitës së burgut muze, do mësojnë një pjesë të rëndësishme të së kaluarës sonë, e cila sa ishte e dhimbshme ishte edhe krenare.

Burgu muze do të jetë një homazh për të gjithë ata që rrezikuan jetën e tyre gjatë viteve të shtypjes së vazhdueshme nga regjimi serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat