Muzeu i Shkronjëzimit Letrar Shqip në Amerikë

Kultura

Muzeu i Shkronjëzimit Letrar Shqip në Amerikë

Nga: Neki Lulaj dhe Namik Selmani Më: 12 qershor 2020 Në ora: 23:23
Neki Lulaj

Nëse do të bënim një test të kulturës së një kombi, mund të thonim një shprehje që ka sa vlerë emocionale, aq edhe mesazhiere “Më jep një muzeum, të të tregoj kulturën e një kombi”. Për Adnan Mehmeti që aktualisht është dhe President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” libri që na vë në duar këto ditë është një libër-suprizë “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë – Autorë dhe vepra”.

Besoj se kjo është më se e provuar nga ata që do ta marrin në duar. Tashmë nuk është një sekret i jetës së tij, i karakterit të tij, i personalitetit të tij krijues që është një kronikan artistik i rrallë, mbase edhe me një “Guines” shqiptar në Amerikë për udhëtimet që ai ka bërë dhe bën në shtetet e Amerikës. Një udhëtim disavjeçar që ai e ka gdhendur artistikisht edhe në librin e tij “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” dhe po përgatit vëllimin e tij të dytë me këtë temë. E le të vijmë te shprehja. Ai ka parë mjaft muzeume në Amerikë që mund ta quash veç mjaft emërtimeve edhe “Shteti i Muzeumeve”. “Më jepni një libër të tillë, të shoh shpirtin letrar të shkrimtarëve shqiptarë që e kanë lidhur jetën dhe shpirtin e tyre krijues me këtë vend”- do të thoja unë me plot zë dhe emocion.

Që nga viti 2001 pak nga pak po bëhen 20 vite nga kjo Shoqatë. Në këtë rrugë ai po realizon një mision mjaft të bukur, të rëndësishëm, të dobishëm. Libri i tij mund të quhet thjeshtë një “Enciklopedi artistike” apo dhe një “Muzeum Shkronjor Shqip” me njohjen që ai i bën mjaft profesionalisht gjithë letërsisë së shkruar në këtë shtet në 20 vitet e fundit.  E vlerat e një Muzeumi apo të këtij libri duken jo në atë të përditshme që jeton autori dhe libri, po edhe për të ardhmen. Jo në atë të vizitorëve që hyjnë e dalin në të, po shumë më tepër. Le t’i marrim një nga një vlerat e këtij libri mjaft të rëndësishëm që në këtë kohë është një risi edhe emocion për kulturën shqiptare të Diasporës, po edhe për Shqiptarinë.

1.Secili shkrimtar është paraqitur me një bibliografi të deritanishme të krijimtarisë letrare që njihet nga të gjithë autorët e lexuesit e shumtë në Amerikë. Bashkë me këtë bibliografi e shoqëruar edhe me një foto të secilit ka dhe një krijim përfaqësues.
Adnani i njeh kolegët e tij: Mjaft libra të tyre i ka dhe në bibliotekën personale. Në këtë listë më vjen mirë që është vlerësuar edhe krijimtaria ime sidomos e viteve të fundit. Botimi i disa librave të mia për Amerikën dhe botimi në anglisht “Biri i shquar i Çamërisë Adem Zer Teme” i cili u promovua edhe në Filadelfia, më ka shkrirë natyrshëm me këtë letërsi që lëvrohet këtu.

2.Vlera e dytë e librit është dhe paraqitja e veprave dhe kontributi edhe i atyre shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë të moshave të ndryshme që sot nuk jetojnë më. Të tillë janë: Rozi Theohari, Betim Muço, Dedë Elezaj, Marash Mali, Selaudin Velaj, Sotir Andoni, Valtër Lazari duke e mbyllur me jetën dhe aktivitetin letrar, gjuhësor e studimor të studiuesit të njohur Profesorit Agron Fico që u nda para disa ditëve nga jeta.

3.Gjeografia e autorëve të paraqitur këtu është e dyfishtë. Nëse do ta shihnim vendin ku zhvillohet ajo, Amerikën, gjeografia e tyre përmbledh gati të gjithë shtetet, duke nisur nga Nju Jorku, Masaçuset, Ohajo, Miçigan, Florida, Pensivalnia, Nju Xhërsi, Minesota, Konetika, Teksas, Virxhinia, etj. Pak nga pak ata janë bërë “ambasadorë” të kulturës së shkruar shqiptare në Amerikë. Kjo gjeografi gërshetohet edhe me larminë gjeografike prej nga vijnë shkrimtarët shqiptaro-amerikanë. Ata janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,Presheva, ose edhe ta ardhur këtu jo direct nga këto troje, por nga vende të tjera. E këto hollësi janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft orientuese për begatinë e tyre letrare. Aty gjen anëtarë nga të gjitha krahinat: nga Shkodra, Elbasani e Gjakova, Deçani,Saranda, Tropoja  e  Prishtina, Vlora, Mati e Klina, Peja, Lezha e Struga, Presheva, Bujanoci e Korça, Përmeti, Tepelena e Kërçova, Gjirokastra, Prizreni e Tirana, Fieri e Malësia e Madhe, Himara, Tepelena e Dibra, Plava  e Çamëria.

5. Shumë herë në analiza apo informacione që japim për librat e rinj harrojmë me ose pa dashje edhe pjesën e tij teknike. Të gjithë autorët e kanë mjaft të natyrshme bisedën mes njëri-tjetrit për mënyrën e botimit, për faqosjen ose dezainjit, si do ta quanim teknkisht.
Le ta japim që në fillim informacionin se ai është botuar në Amerikë, në Nju Jork.  Duke parë cilësinë e krijimeve, lind edhe ideja që këta shkrimtarë apo dhe ata të Kanadasë  fare mirë me këtë mënyrë me këtë Shtëpi Botuese “Adriatic Press” mund të mënjanojmë atë traditë mjaft të hidhur e të vështirë të botimit të librave të këtyre autorëve në trojet shqiptare dhe të ardhjes së tyre me trasta e valixhe në Amerikë.

6. Duke i parë 103 shkrimtarët aktualë shqiptarë  të Amerikës, mbase mund të ishte i hapur mendimi që kjo Shoqatë mund të zgjerohej edhe me Kanadanë si ndodh edhe me sportin. Kujtoj një fakt që në Boston bëhet një Ligë Futbolli me mjaft skuadra futbolli kanadaze. Edhe në Kanada ka prej shumë vitesh një numër mjaft të madh shkrimtarësh të brezave të ndryshëm që e lëvrojnë shqipen letrare me sa e sa vepra që shtohen nga viti në vit. Kjo mund të nxiste edhe hapjen e konkurseve letrarë të shumtë tematikë në Amerikë apo dhe në Kanada.

7.Shoqata ka edhe organin e saj letrar PENA që botohet një herë në vit, por që për numrin mjaft të madh të krijuesve dhe të veprave në rritje mbase duhen gjetur mundësitë organizative, financiare që periodiciteti i botimit të saj të ishte më i shpeshtë.

Edhe në shtetet e Evropës në Gjernmani,kemi Lidhjen e Shkrimtareve Artistve dhe Krijuesve shqiptar e cila ka kaluar mbi tri dekada nga themelimi, pastaj kemi   Lidhjën e krijuesve shqiptar në mërgat,ku perfaqsohen  antëtar nga Gjermania,vendi ne te cilë u themelue kjo lidhje Austrija ,Zvicra,Italia, Greçija,Suedija, Franca me  një numër te madh artdashes!

8. Libri në tërësinë e vet që nga përmbajtje ndërtimit dhe na atë teknike është një model mjaft i mirë dhe i artistëve të tingullit, të penelit, të daltës, të ekranit. Në Amerikë edhe këta artistë nuk janë të pakët dhe që nga dita në ditë shtohen. Me këtë libër ata mësojnë që të organizohen më mirë të krijojnë më zyrtarisht komunitetin e tyre artistik. Se është vërtet bukur që shkrimtarët kanë gati 20 vite me këtë komunitet e ata ende nuk e kanë zyrtarizuar ende. Mbase mund të kishte edhe një Shoqatë Krijuesësh të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Këtë gjë do ta zgjidhe koha, po nuk mungojnë modelet e mira. Artet që zhvillohen në Amerikë nga shqiptarët e të gjithë trojeve duhet të shfaqen jo vetëm në të mirë të kombit tonë, por edhe për vetë shtetin amerikan që mund të quhet edhe bashkësi komunitetesh nga e gjithë bota.

Përvoja mjaft e mirë që na jep ky libër na shtron një tjetër pyetje: “A ka patur letërsi të zhvilluar të shqiptarëve të ardhur në Amerikë që para mëse një shekulli? Padyshim po.  Kontributi i Fan Nolit, Faik Konicës, Kristo Floqit, Mihal Gramenos, etj është i njohur, po edhe i fragmentarizuar. Kjo Shoqatë mbase do të kishte në planin e vet të afërt e të largët të botimeve traditën letrare të këtyre autorëve. Kujtojmë se në Çikago për 20 vite me radhë kontriboi shkrimtari me origjinë çame Bilal Xhaferi që pati mjaft aktivitet letrar dhe botues.
9. Në një shtet si Amerika ku shërbimi postar është në një nivel përsosmërie  nuk është vështirë që libri mund të shpërndahet për secilin autor në një kohë të caktuar, por mendoj se duhet menduar që të bëhet një promovim të këtij libri në disa zona ku ka një numër të madh shkrimtarësh. Kjo mund të bëhet fare mirë në Nju Jork, në Boston, Çikago, Dallas, etj.

Ceremoni të tilla promovuese do ta forconin edhe më shumë Shoqatën dhe do të rrisnin bashkëpunimim konkret mes anëtarëve të saj.
Natyrisht një nga vlerat e librit është dhe përmbajtja e tij. Autori nuk është ndalur vetëm te aktiviteti i secilit anëtar në trojet e tij amtare dhe në SHBA me një bibliografi të pasur veprash të tyre. Si njohës mjaft i mirë i krijimtarisë së secilit dhe mik i tyre Adnan Mehmeti ka përzgjedhur vetëm nga një krijim përfaqësues të krijimtarisë së secilit. E për autorë të tillë që kanë në krijimtarinë tyre edhe tregimin, edhe romanin, edhe skenarin, edhe poezinë, ai ka zgjedhur më përfaqësuesin, duke krijuar kështu edhe një ansambël harmonie për tërë librin.

10. Një nga vlerat e mëdha të librit është gjuha letrare që ëshë përdorur në të. Një përdorim i përsosur i normës letrare të gjuhës shqipe është vlerë e madhe e librit. Mbase dikush mund ta quante këtë fakt të panevojshm, po ajo merr vlera të mëdha. Libri po botohet në Amerikë, në një farë mënyre larg Shqipërisë ku mund dhe duhet të ndëshkohesh për përdorimin jo të mirë të shqipes letrare. Po ndodh gati e kundërta. Nëse kjo vlera do i përkiste të gjithë librave të botuara në Shqipëri, Kosovë, do ishte e zakonshme. Përvoja e fituar në këto vite na ka bërë që themi me plot gojë, edhe pse me dhimbje se me dhjetra libra atje botohen me mjaft gabime. E kur e sheh këtë model të mirë të shrimit të shqipes në Nju Jork, në Amerikë, edhe falenderimi është më i madh.

11. Një risi për këtë libër është dhe botimi i tij teknik. Në faqen e parë të tij shohim se ai është botuar në Shtëpinë Botuese “Adriatik Press” me qendër në Nju Jork. Sa mirë! Ai është pasuri kulturore e dy kombeve. Është pasuria letrare që lëvrohet në Disporën amerikane, por edhe vlerë që jep Amerika për komunitetet e kombeve të tjerë. Tashmë dihet se Amerika është “Shtet i Komuniteteve”.
Mbase ka ardhur koha që botimet e mëvonshme të librave të shqiptarëve në Amerikë të botohen në këtë vend e të mos kërrusemi në peshën e valixheve me libra të botuara në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, etj.

Zhvillimi konkurseve të ndryshëm tematikë ose të përvjetorëve të shkrimtarëve do t’i jepte edhe më shumë frymëmarrje jetës letrare shqipe në Amerikë. Libri është dhe një vlerë që duhet njohur edhe në truallin mëmë si një pasuri e Diasporës shqiptare dhe si një vazhdim i bukur i shkronjëzimit shqip në Botë. Një promovim i këtij libri tillë fare mirë mund të bëhej edhe objekt i punës dhe planifikimit të dy Ministrive të Diasporës në Tiranë e në Prishtinë
*****
Të gjithë librat e botuara në botë janë dekor i festave shkronjore të atyre që i kanë shkruar, që i kanë botuar, që i kanë redaktuar, që ia kanë promovuar. Po një libër i tillë që bashkon dy kontinente, është me dhjetra herë më festiv se librat individuale. Është enciklopedia më e madhe e botuar deri tani në trojet amtare. Më vjen mirë që jam pjesë e këtij libri. Dhe kjo nuk është vetëm emocion po dhe obligim për të bërë më shumë se duhet dhe me cilësi të lartë artistike. Është bashkëpunimi i krijuesve në drejtimin e vetë Adnan Mehmetit që kanë krijuar një sofër të madhe letrare duke përfshirë këtu edhe mjaft zonja shkrimtare e poete. Bibliografia e numrit prej 300 faqesh i jep librit dinjitet jo vetëm për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, po mbarë letërsisë sonë kombëtare për dhjetra vite njëherësh. Në ditë korone ku lajmet e trishta dhe një mungesë objektive optimizmi, duket se na ngroh ky lajm i bukur. Është një festë që ka jehonën e vet të gëzuar edhe në Nju Jork, edhe në Uashington, edhe në Stamfordin e Adnanit, po edhe në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin, Tivar në Gjermani në Paris në Vien ,ne Romë. Pa dyshim edhe atje ku ka shqiptarë në botë. Urime e udhë të mbarë këtij libri me vlere monumentale. Le ta promovojmë në mënyrat që na jep edhe koha sa më shumë këtë libër në vatrat shqipfolëse e shqipshkruese. Nuk ka rëndësi vetëm emri Adnan Mehmetit që ka bërë një sistemim (vetëm ata që bëjnë libra të tillë qoftë edhe me më pak faqe e besojnë këtë materjalisht). Vetë Adnani në parathënien e këtij libri shkruan: “Si stolisin qiellin yjet, ashtu dhe secili anëtar, dikush me më pak libra dikush edhe me më shumë libra, secili ka shkëlqimin dhe rëndësinë e vet”.
Që në ditët e para të publikimit të tij, libri ka patur e vazhdon të ketë jehonë të madhe te lexuesët e të gjithë trojeve, ndaj dhe një vlerësim më i thelluar i tij është më se i domosdoshëm për të gjithë. Një lexuesi të vëmendshëm të këtij libri do i ketë bërë përshtypje emri i Carrie Hooper.

Është një vajzë amerikane që ka mbaruar për kanto, por që ka mësuar shqipen e është sot ndër përkthyeset më të mira të Amerikës për shqipen. Është e adhuruar pas kulturës shqiptare dhe në një farë mënyre është: “Robert Elsie” në këtë vend. Është shpallur Anëtare Nderi e kësaj Shoqate. Emocioni i saj për shqipen tonë shprehet bukur në fjalën e saj: “O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua e kënaq shpirtin tim! T’i flas fjalët e tua shprehëse gëzoj zemrën time. Përmes teje jam njohur me një popull trim, guximtar, i cili i ka mbijetuar shtypjen e sunduesve të huaj dhe djallëzinë e diktaturës. Tingëllofsh, o gjuhë e dashur në popullin tënd kudo që të ndodhet. Rrofsh përgjithmonë, o gjuhë shqipe!”

Është mbase mbyllja më e mirë uruese emocionuese e këtij libri

E së fundi, për këtë Muze të shkronjëzimit shqip na vjen Mirënjohja. E të gjithë jemi në këtë libër në të njëjtën kohë cicëronë, relike, frymë, e ardhme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat