Udhës me poezinë

Kultura

Udhës me poezinë

Nga: Atdhe Geci Më: 13 qershor 2020 Në ora: 07:22
Atdhe Geci

snjë qetësi nuk e njoh të urtë

as ajrin e prajshëm të ernave

as shtratin ku ngjizen stuhitë

as vuajtjen ku prehet dhimbja

Ara, ti më mësove të jem vetja

guximi për atë që është imja

kam kujtime abtrakte të kohës

dhe, s´dua të jem ti, e as si ti,

më quaj bar i shkulur, pluhur i

trazuar, vetimë e qiellit me ré

Ara, jam ndryshe nga të tjerët

edhe në furi stuhish të mëdha

unë ndryshe marrë frymë nga

ai i dehuri atje, ose ai rrëzuari.

I kam dashur të dashurat e mia

duke mos u marr më shumë se

u kam dhënë, shpirti im kaherë

s´është i im, as i njërës nga ato

 

Rogana që ëndrron është qiell

me ré, qiell deltinor nga dukja

dhe jo aq e çliruar nga muret

Kjo botë me shumë realitete,

që brezat e kombit s´e njohin

është Alfabeti pellazgë dhe,

mohimi i prejardhes pellazge

mohimi, nga studiuesit tanë!?

Ara, ne e dimë burimin e së

ardhmes sonë, e të nesermes

mendja më ikën nëpër antikë!...

muret e kësaj heshtje janë me

plagë, -në pala të fustanellave

ku duart e diellit kullojnë gjak

Tokë e lavrueshme e Roganës

te ti kam parë gëzimin e farës

së bimur, e gëzimin dhe luleve

Vendi im, kur do ta pohosh ti

prejardhjen dhe trashëgiminë

pellazge, historinë e antikitetit

Ara, kur do ti festojmë lindjet

e përëndive pellazge, alfabetin

me 54 shkronja të pellazgëve

pyetë Rogana dhe kombi ynë!...

Udhës me poezinë, unë takova

zotin Thoti, Zeus, e Aleksandër

ata që krijuat njeriun në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat