Flutra Zymi u mbyllë sytë dijetarëve dhe heronjve: Nuk dua të shohin çka po ndodh 

Kultura

Flutra Zymi u mbyllë sytë dijetarëve dhe heronjve: Nuk dua të shohin çka po ndodh 

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:40
Flutra Zymi

Regjisorja kosovare Flutra Zymi ka ndërmarrë një iniciativë pasditen e së martës, e cila u ka mbyllë sytë shtatoreve të shumta në sheshet e Prishtinës, duke nisë nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, presidentit Ibrahim Rugova dhe shumë shtatoreve të tjera, e cila ka dhënë sqarimin, se këtë iniciativë e ka marë që simbolikisht u ka mbyllë sytë këtyre figurave, në mënyrë që mos të shohin se çfarë po ndodhë në këtë vend.

Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.

Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali.
Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që unë sot të kem të drejtën absolute të lirisë.

Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.

Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdijesim.

Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjve që i dëgjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hir te tyre dhe të gjithë të rinjve në Kosovë e shndërrova në realitet.

Falënderoj te gjithë qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idenë çka po ndodh.

Komunën e Prishtinës, MPB dhe ISHPK për leje.
Si dhe policet qe ishin aq te sjellshëm deri sa u verifikua leja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat