Hënë e Diell

Kultura

Hënë e Diell

Nga: Valbona R.Hadri Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:22
Valbona R.Hadri

Shikoj nën degë lisi,

gravuar në qiellin e kaltër

hënën e zbehtë praruar me rreze dielli.

Ëmbëlsisht ndiej gjallërinë e ditës së  veshur beharore në tretjen e gëzimit  të diellit përballë hënës lozonjare.

Shkëlqimi i tij rrezartë kishe  kapluar madhërisht  përqafimin e saj në  mëngjesin e bukur, muajit të qërshive.

Pasioni i  dashurisë diell - hënor, ringjalli   ndiesinë e buzëqeshjes moti të harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat