Zgalemët e demokracisë

Kultura

Zgalemët e demokracisë

Nga: Atdhe Geci Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:23
Atdhe Geci

(Ata që kanë tiran në pushtet duhet të rrëzohen nga froni tyre!)

Volter

Nuk janë Coronat dhe as bijat e saj

që kërcënojnë njeriun e njerëzimit

janë pushtetarët, shpikësit e vrasjeve masive

korrupsioni i magnatëve të errtë

dhe luftërat për fitime e

varre të reja

Zgalemë të demokracisë, zgjohuni

me ju njerëzimi do të flasë njerëzisht

këmbanat e së keqes po bien me trishtim

Zgalemë të revolucionit botëror

ngrihuni kundër varfërisë dhe krimit të urdhëruar

të radhitur në skeda akoma pa lindur

S´duam të vritet njeriu nga

padrejtësia tokësore

të përjashtohet nga fati lumnisë

nga dashuria për dashurinë

Duam jetë, jo përbetim coronash që mbështjell kauzën

e ligë të demonëve të kamjes plot gjak

Zgjohu njerëzim, zgjohu vullnet i hekurt i popujve

liria s´mund të jetë kurrë

më e bukur

se lufta për Orën e saj

Fol Trojë e zgalemëve të demokracisë,

fol gjuhë e ujit dhe e ajrit,

një shtëpi është planeti ynë!

që gjelbër i buzqesh lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat