Përpëlitje

Kultura

Përpëlitje

Nga: Vjollca Aliu Më: 16 qershor 2020 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Si deti i trazuar mendimet më kanë kapluar
Sonte asgjë s'mund të shkruaj...
Lotët lagin sytë
Por unë s'do të përlot vargjet
As mendimet.

Nganjëherë sikur mbetesh
Kometë bredhëse hapësirës qiellore
Lë vetëm gjurmë mashtruese drite
Dritë për sytë që shohin
Vetëm kur i druhen natës.

Hëna ndriçon kurorën e luleve vjollcë
E unë përpëlitem në ëndrrat mikluese
Shpirti le ta ndiej imazhin e lumturisë
E drita le ta ndriçoj mendjen përgjumëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat