Vargjet

Kultura

Vargjet

Nga: Zymer Mehani Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:11
Zymer Mehani

Vargjet s'm'lindën menjëherë
Më vijnë n’dimër e n’pranverë
Ato fare s'janë memece
S’janë rebele, kryeneçe

Me zjarr flasin për luftarët
Për dëshmorët, atdhetarët
Për Ademin e Hamzanë
Për Zahir e SANDOKAN
Nuhi Gecin e Abejn
Ismail Qemalin, Skënderbeun

Flasin edhe për takime
Mallëngjime, përqafime
Flasin për mua e për ty
Mbi supe - mall e dashuri

Kështu dhe kohën e masin
Dhe përherë për diçka flasin

Ato kanë ngjyrën e lumit
Ato kanë flatrat e pëllumbit
Ato kanë ngjyrën e qiellit
Ato kanë ngrohtësinë e diellit

Ato kanë ngjyrën e gjakut
Kanë dhe dhimbjen e Reçakut
Ato kanë ngjyrën e kuqe
Lartësohen si lulëkuqe

Ato kanë t’Prekazit krenarinë
Për Flamurin dhe Lirinë
Kanë dhe ngjyrën e butësisë
Kanë dhe ngjyrë të dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat