Tek Verrat e Llukës - Bota Sot
Tek Verrat e Llukës

Kultura

Tek Verrat e Llukës

Nga: Agim Desku Më: 19 qershor 2020 Në ora: 20:56
Agim Desku

(Prof.Anton Çetës dhe Zekria Canës)

Atë ditë ishte e vërtetë

Isha vet aty

Së bashku me pesëqind mijë

Tëtë motra e falën gjakun

Të vetmit vëlla të vrarë

Nga dora vëlla vëllavrasësë

Ia falën Anton Çetës

Atë ditë ishte ditë e vërtetë

Verrat e Llukës sërish u bënë Shqipni

Edhe pse plumba çetnikësh kishim përmbi

Atë ditë jeta ishte lojë teatri

Luhej tragjedia milionshe

As vdekja s'kishte ma rëndësi

Së sa një copë toke e lire

Atë ditë zbriten zotnat në tokë

Edhe ëndërrat i ëndërronim veç liri

Aty falej gjaku për Shqipninë

Nën rrjedhjen e lotëve të profesorit

U bashkuam në Një fjalë atdheu

Atë ditë u bëmë besnik me njeri-tjetrin

Nga ajo ditë e paharruar

Kaluan tridhjetë vite të besës

Vallë a na ngriti lart ajo ditë

A i qëndruam besnik fjalës atdhe

A humben tradhtarët a jetojnë ende

Nëse janë mbështjellur në fytyra demonësh

Perandorët a ikën nga këto anë

Apo sërish nga të vdekurit krijuan të gjallë

Sot e për mot i kujtoj Verrat e Llukës

Janë historia e bashkimit shpirtëror

Atë ditë tërë shqiptarët ishin aty

Në çdo përvjetor nga një pemë ta mbjellim

Ku nesër brezat le të pushojn aty të bashkuar.

19 qershor 2020 AGIM DESKU

GURI I DESKUT

Të kam rujtë në Ashtin e birit tim

Në sytë e tij të kam ëndrrue të lirë

Gati u verbova duke të kërkue mbi re

Më u ba burrë nëse kaloj kufirin i gjallë

Më ndaluan të kaloj nëpër Çafë Thanë

As më pa së çfarë ka në zemër të nanës

As më u ç'mall pak n'dritë të llambës

Pa guxue besa n'beteja përballë me dale

Për këtë gur kam qajtë me ditë të tanë

Këtu pushoinë rrënjët e mia migjeniane

Dhe mu në Pukë më rri ashti im i vjetër

Pikërisht aty më ruhet e gjallë historia

Tani që e di së ku e kam Gurin e Deskut

Këtë të vertetë ta shënoj në ditar të jetës

Të pi për Qafë Thanë e të bëhem lumë

S'dua më të dëgjoj fjalë që nuk i lanë deti.

Çdo hërë koha ka qenē për më u ba burrë

Dje s'kishim kohë pse ishim nën okupim

Kush na ka faj pse s'jemi luftëtarë t'gjallë

Si Gjergji e bac Ademi brez pas brezi.

PUSHTETI I FJALËS

Ka vite që në ëndërr më rri Lordi Bajron

Vitet më të bukura ia kushtova fjalës

E pysja veten në cilën kohë t'jetoja

Një kohë u bëra kopshti i trëndafilave

Ju rrefeva tokës së do rri me besën

Së luftëtarët s'kanë pushtet të urryer

As poetët nuk dinë së ka vdekje diku

Sot ngritni gotën me njeriun e zemës

Pushtetët sa vijnë ,ndërrohen e shkojnë

Në sytë e popullit lum ai që me nder jeton

Ishte porosia e mikut tim luftëtar i lirisë

Asnjë tradhti njeriut që sot vdes për ty

Tani e di ku jeton e bukura e detit

Diellin do e kaloj edhe nëse flakë bëhem

Sot të jetohet si poet veç yjet e dinë

Këngës korbiane mjerisht disa ju prijnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat