Hajnat e politikës

Kultura

Hajnat e politikës

Nga: Nebih Kaçanolli Më: 21 qershor 2020 Në ora: 12:59
Ilustrim

Me një postë

në politikë

u pasuruan

si ta kishin një fabrikë

 

Ndërtuan shtëpi

pallate e villa

i punësuan dhënduer

teze,halla e bija

 

Me para të vjedhura

nga populli i shkret

asnjë dëshirë

pa plotësuar s'u ka mbet

 

Milioner në politikë

fukara të mjerë

në mendje,

e dije

 

Kurë do të vijë

ajo ditë

HAJNAVE dhe hajnisë

me ja qit pikë.

 

Krejt bashkë ,

në burg me i shti

mos ta shohin

DIELLIN me sy

 

Pasurin me ua konfiskue

se pa djers e kan fitue

Në BURG të përjetshëm

Të gjithë bashkë me i que

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat