Feminizmi dhe zhvillimi i tij në tri valët e mëdha

Kultura

Feminizmi dhe zhvillimi i tij në tri valët e mëdha

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

Gratë kanë qenë ato që gjatë gjithë kohës u është dashur të luftojnë për të drejtat e tyre. Të luftojnë për atë që do të duhej ta kishin e të konsiderohej asgjë më pak e as më shumë se normale.

Feminizmi si frymë ka ekzistuar qysh moti, sepse njeriu është i lindur dhe i prirur të kërkojë e të mbrojë lirinë e vet, kur ajo mirret apo tenton të mirret nga të tjerët pa të drejt.

Charles Fourier, një socialist utopik dhe filozof francez, i njihet merita se ka shpikur fjalën “féminisme” në vitin 1837 [5]. Fjalët “féminisme” (“feminizëm”) dhe “féminist” (“feminist”) për herë të parë u paraqitën në Francë dhe Hollandë në vitin 1872[6], Në Britani të Madhe në vitet 1890ta, dhe në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910[7][8], dhe Fjalori Anglisht i Oksfordit e liston vitin 1852 si viti kur për herë të parë u paraqit fjala “feminist”[9] ndërsa vitin 1895 për fjalën “feminizëm” [10].

Varësisht nga momenti historik, kultura dhe vendi, feministet në mbarë botën kanë pasur shkaqe dhe qëllime të ndryshme. Shumica e historianëve feministë nga perëndimi pohojnë se të gjitha lëvizjet që punojnë për të marrë të drejtat e grave duhet të konsiderohen si lëvizje feministe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat