Kosovë Dardane bjeri heshtjes
që heshtë, këndo me sa fuqi ke
bjeri kitares me të tëra oktavat
në dhomë, në banjo, në balkon
këndo nëpër të gjitha shtëpitë
mbushi rrugët me veten tënde
të dëgjoj toka e të dëgjoj qielli
këndo te të mbjellat tua, bërtit,
dhe mbushe gojën me thirrje
ngrite zërin e përbashkimit tënd
nëpër qytete dhe fshatra, këndo
me sa fuqi ke, dhe bjeri kitares
një atdhe kemi kudo shqiptarët
Shqipëri pellazge, ilire, epirote
jemi në dy çaste të kohës, nxito
që nga paleoliti dhe deri më sot
fal gjuhës, shkrimit, të folmes
një Atdhe janë trojet shqiptare!