E Madhja Nënë (Nënë Terezës)

Kultura

E Madhja Nënë (Nënë Terezës)

Nga: Zymer Mehani Më: 23 qershor 2020 Në ora: 08:01
Zymer Mehani

Nënë Terezë,
O e Madhja Nënë!
Ti ngre zërin
Ngrihesh n’ këmbë:

– Fëmijët bukë duan,
Duan dashuri.
Ata kanë nevojë
Për mua, për ty.

Ata duan paqen
Jo dhunën, tmerrin
Ata duan dritën
Jo skamjen, terrin

Nënë Terezë, moj rreze
Shpëtimi dhe shprese
Me trup t’vogël fare
Por me zemër t’madhe

Bamirësia, Nënë
Nga zemra t’buron
Dashuri për njerëzit
Botës i dhuron

Kjo botë e pabesë
Prishet e digjet
Ndokund luftime,
Ndokund diskutime.

– Fëmijët duan bukë,
Duan dashuri!-
Ngre zërin e thua:
– Ndihmo, o njeri!

Prizrenin e lashtë
Shkupin ilirik
Prishtinë e Tiranë
I bekove, NËNË

Shenjtërimi Yt
Shqiptar’t po i nderon
Zgjohu Kastriot
Kombi po feston

Buzuku e Budi
Bogdani dhe Bardhi
Po thonë-Nënë Terza
Fytyrën na zbardhi

Je e madhe, Nënë,
Bijë e Kombit tim,
Bota shumë të do,
Jetë e mot nderim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat