Kur priten Lisat e Diturisë

Kultura

Kur priten Lisat e Diturisë

Nga: Namik Selmani Më: 24 qershor 2020 Në ora: 22:12
Namik Selmani

 

Në kujtim të mësuesit Rrustem Tahirit, Radisheve KosovwNga Namik Selmani Boston-Tirane

O, ç’është ky dimër në mes të zhegut e koronës!

Po na ndan

nga jeta  dhimbshëm Lisat e Diturisë.

E lotin

e thekshëm të burrit ia hedhim Ugarit të tokës.

Ia hedhim

shpirtit tonë që ata na e përtërinë.

 

Ç ’është

ky qershor kur në tryezë presin shportat?

Po na vë

 në lakun e egër të mungesës dhe heshtjes.

Kjo ndarje

nga Lisat  e Diturisë në zemra  na pikon.

Dhe gjethet

 sikur lotojnë  një nga një mes degëve.

 

 Ç’është

kjo stinë më e trishtë se gjethet e rëna?

Po na e vika

 fjalën në Peshën e madhe të  Urtësisë.

E zilet shkollore

të bëhen piskama të largëta të rënda.

E sytë

Të bëhen gurra të reja ku shkronjëshqipja rrëzëllin.

 

Në varret

e Lisave të Diturisë ka jehonë, ka këngë nderimi.

Ka Kujtesë,

 ka zjarr, ka dhimbje,  ka kaq shumë  Mirënjohje.

Ah,

kjo stinë ku na rrëmben nostalgjia e frymëzimi!

Për të qenë

 sërish malet që sup më sup shtrëngohen.

 

E ta zgjojmë

sot bacë Rrahmanin me thërrime dheu në duar

Oo,

e vuri në provë Koha për të mposhtur heshtjen e varrit.

Mbase

 do të zgjohej sot dhe Shotë Galica  e bronxëruar

Për këtë shkëmb

të fortë që rrokulliset prej malit. 

 

 

Të më vinin

 para gjunjësh  tërë Oxhakët e ngrohtë të Kosovës

Nuk

do i ndërroja me tymtarin  e fjalës së Rrustem Lisit.

Aty,

 në hapësirat  e Radishevës, me burrave  të odës.

Do të ndjenim

të tërë magjinë e besuar të Rinimit.

18 qershor 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat