Rrugët ecin vetë

Kultura

Rrugët ecin vetë

Nga: Zymer Mehani Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:24
Zymer Mehani

Gënjeshtër është
Se rrugët s'flejnë as natën
Ato rrinë zgjuar
S'flejnë dot
Nëse s'ecën kush mbi to
Ato ecin vetë
Udhëtojnë
Kthehen
Rendin
Ngarendin
Vrapojnë
E ne ecim bashkë me to
Ato mbarim s'kanë
Të pafundme janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat